Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Joseph: Secili kryeministër do ta bënte Asociacionin nëse Trump i premton Kosovës NATO-n, do të pasonin edhe njohjet nga 5-shja e BE

19/12/2025 - 13:09
në Kryesore, Lajme
A A
Joseph: Vuçiqi u mund nga Osmani, ishte e pritshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti dhe profesori amerikan, Edward Joseph, e sheh anëtarësimin në NATO si një prej rrugëve kryesore që do të sheshonte problemet në Ballkan Perëndimor në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe që do të hapte horizonte të reja për Kosovën.

Sipas tij, nëse Trump do t’i premtonte Kosovës një rrugë të sigurtë për anëtarësim në NATO në këmbim të themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, çdo kryeministër i Kosovës do të pranonte diçka të tillë.

Joseph në një intervistë përCivil Today ka thënë se Trump mund t’i ftojë Kosovën dhe Serbinë në Shtëpi të Bardhë për të nënshkruar marrëveshje që do të angazhohen me objektiv drejt anëtarësimit në NATO.

“Presidenti Trump mund t’i ftojë udhëheqësit e Serbisë dhe të Kosovës , siç bëri gjatë administratës së tij të parë në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje. Në atë marrëveshje, të dyja palët do të angazhoheshin zyrtarisht ndaj NATO-s si një objektiv strategjik”, ka thënë profesori amerikan.

Joseph sqaron idenë e tij për mbajtjen e raportit në mes të Kosovës dhe Serbisë në një nivel të qëndrueshëm, derisa të dy vendet do të anëtarësoheshin në NATO, moment ky kur duhet të ndodh edhe njohja-reciproke. Si rrugë drejt kësaj qëndrueshmërie, Joseph përmend edhe themelimin e Asociacionit, si diçka që o të merrte Serbia, raporton Express.

“Çështja kryesore është se Vuçiç do të merrte diçka konkrete. Ai do të merrte një statut të nënshkruar nga BE-ja që themelon Shoqatën e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, diçka që Serbia, BE-ja dhe SHBA-ja e kanë kërkuar të gjitha. Ai nuk do të detyrohej ta njihte zyrtarisht Kosovën në atë fazë.

Njohja do të bëhej e pashmangshme më vonë kur të dy vendet të jenë gati të bashkohen me NATO-n sepse aleatët duhet ta njohin njëri-tjetrin. Por deri atëherë, konteksti do të ishte krejtësisht i ndryshëm: tensione të reduktuara në mënyrë dramatike dhe një orientim strategjik rrënjësisht i ndryshuar për Serbinë”, ka potencuar Joseph.

Joseph ka thënë se një rruge të tillë çdo lider serb do ta kishte tepër të vështirë t’i thoshte jo.

Ai tutje shton se nëse Trump i ofron Kosovës një rrugë të qartë drejt NATO-s me kusht zbatimin e Asociacionit, secili kryeministër i Kosovës do ta pranonte një gjë të tillë.

“Nëse Presidenti Trump i ofron Kosovës një rrugë të qartë drejt NATO-s me kusht zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe integrimin e plotë të serbëve të Kosovës si qytetarë të barabartë çdo kryeministër i Kosovës do ta nënshkruante atë statut”, thotë ai.

Për Joseph, kjo do të zhbllokonte edhe njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së. Ai thotë se Greqia do të lëvizte e para drejt njohjes dhe kjo do të ndikonte tek shtetet tjera.

“Shtetet e Bashkuara do të merreshin më pas me vendet e mbetura që nuk e kanë njohur. Greqia do ta njihte Kosovën sapo të nënshkruhej statuti, dhe kjo do të ndryshonte rrënjësisht dinamikën për Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën.

Sapo Kosova të ketë një rrugë drejt NATO-s, madje edhe para anëtarësimit të plotë loja praktikisht ka mbaruar. Strategjia e Serbisë për mosnjohje, pengesa diplomatike dhe mbështetje te Rusia dhe Kina në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bëhet e pakuptimtë.

Anëtarësimi në NATO ka shumë më tepër rëndësi për Kosovën sesa anëtarësimi në OKB. Pyetini ukrainasit: a do të preferonin të ishin anëtarë të OKB-së apo të NATO-s? Përgjigjja është e qartë – NATO.

Në atë pikë, Serbia do të shikonte Malin e Zi të përparonte drejt BE-së dhe Kosovën të lëvizte drejt NATO-s, ndërsa Serbia do të qëndronte në vend. Kjo do të ishte shumë e vështirë për t’u mbështetur politikisht.

Pra, po, ky propozim është shumë më realist nga sa mendojnë shumë njerëz”, thotë Joseph./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Bekim Haxhiu: Faleminderit Poklekut për moblizimin për ta ndaluar këtë krizë e këtë degradim!

Bekim Haxhiu: Faleminderit Poklekut për moblizimin për ta ndaluar këtë krizë e këtë degradim!
25/05/2026 - 14:44

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu ka vizituar banorët e Poklekut të cilët sipas tij janë të prekur nga deklaratat e kryeministrit Kurti që para disa ditësh...

Më shumëDetails

Rrëfimi prekës i ish-ushtarit të UÇK-së që shërbeu si mjek në luftë: Kush është vrarë… (VIDEO)

Rrëfimi prekës i ish-ushtarit të UÇK-së që shërbeu si mjek në luftë: Kush është vrarë… (VIDEO)
25/05/2026 - 14:23

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Elshani, i cili gjatë luftës ka shërbyer edhe si mjek, ka folur për përjetimet e tij para dhe gjatë asaj periudhe....

Më shumëDetails

Musliu: VV-ja po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu drejtuar VV-së: Gjumi s’po ju merr nga frika se mos po i lirojnë ata që, vetëm falë veprës së tyre, ju sot jetoni të lirë në Kosovë
25/05/2026 - 14:08

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratave që, sipas saj, po bëhen nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, zyrtarja e VV-së...

Më shumëDetails

Haradinaj për Kurtin: E ka sulmuar UÇK-në, e ka kallë Parlamentin

Haradinaj për Kurtin: E ka sulmuar UÇK-në, e ka kallë Parlamentin
25/05/2026 - 13:58

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili në shpalosjen e programit të VV-së për zgjedhjet e 7 qershorit,...

Më shumëDetails

Lulzim Aliu: Bashkëbisedimet me qytetarë anembanë qytetit tonë po na japin motiv dhe shpresë për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 7 qershorit

Lulzim Aliu: Bashkëbisedimet me qytetarë anembanë qytetit tonë po na japin motiv dhe shpresë për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 7 qershorit
25/05/2026 - 13:39

Kandidati për deputet i PDK-së, Lulzim Aliu po vazhdon të ketë mbështetjen e qyetarëve për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info. "Në fshatin Rakaj gjetëm mikpritje,...

Më shumëDetails

Barna të skaduara prej vitit 2021 kapen në spitalin privat “Sante Plus Hospital”

Barna të skaduara prej vitit 2021 kapen në spitalin privat “Sante Plus Hospital”
25/05/2026 - 13:14

Barna pa banderolë, të paregjistruara dhe madje me afat të skaduar janë gjetur në spitalin privat “Sante Plus Hospital” në Prishtinë. Sipas dokumenteve të siguruara nga portali Front...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Drejtoresha Afërdita Mikullovci nderon me medalje “shpëtim jete” tre zyrtarë policorë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • LVV e LDK shpërthejnë në diasporë, PDK asnjë takim me bashkëatdhetarët – vendnumëron në Kosovë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë