Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Supremja s’lejon certifikimin e motrës së Donika Kadajt në partinë boshnjake VAKAT: Do të krijonte precedent të rrezikshëm

19/12/2025 - 16:30
në Lajme
A A
Supremja s’lejon certifikimin e motrës së Donika Kadajt në partinë boshnjake VAKAT: Do të krijonte precedent të rrezikshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik, Koalicija Vakat, ndërsa e ka vërtetuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me certifikimin e kandidates Ena Kadaj-Krasniqi.

Koalicioni Vakat, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, me të cilën e konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së, dhe kërkon që të detyrohet KQZ-ja të certifikojë kandidaten Ena Kadaj-Krasniqi, në listën garuese për zgjedhjet e 28 dhjetorit, të këtij subjekti politik.

Sipas vlerësimit të Supremes, pretendimi se një kandidat për deputet mund të kandidojë për përfaqësim të një komuniteti për të cilin Kushtetuta dhe Ligji parashohin vende të garantuara, vetëm mbi bazën e origjinës etnike nga ana e nënës, nuk është në përputhje me rendin kushtetues të Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave.

“Lejimi i kandidimit për vende të garantuara vetëm mbi bazën e prejardhjes familjare do të binte ndesh si me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu edhe me standardet e Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare e Këshillit të Evropës, pasi do të rrezikonte keqpërdorimin e masave afirmative dhe do të cenonte përfaqësimin autentik të komuniteteve jo-shumicë”, thuhet tutje në njoftim.

Pos tjerash, Gjykata thotë se një praktikë e tillë do të krijonte precedent të rrezikshëm, duke e shndërruar përkatësinë etnike në mjet të përkohshëm politik, në vend që ta trajtonte si kategori kushtetuese të mbrojtur dhe të lidhur me identitetin real të komuniteteve.

“Në rastin konkret kandidatja Ena Krasniqi në listën e subjektit politik Koalicija Vakat, nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete që do të dëshmonte lidhjen e saj reale me atë komunitet apo kontributin për të mirën e tij. Në mungesë të çdo dëshmie për angazhim të vazhdueshëm shoqëror, kulturor, politik apo institucional në mbrojtje dhe avancim të interesave të atij komuniteti, pretendimi për përfaqësim mbetet thjesht deklarativ dhe pa bazë faktike”.

“Moslejimi i certifikimit në rastin konkret nuk e privon kandidatin nga e drejta për t’u zgjedhur në kuptimin e përgjithshëm të nenit 45, pasi atij nuk i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje si e tillë, por vetëm i pamundësohet kandidimi në kuadër të një mekanizmi të veçantë kushtetues që është i rezervuar për një kategori të caktuar subjektesh, përkatësisht për anëtarët e komunitetit përkatës. Një dallim i tillë nuk përbën diskriminim dhe as kufizim të pajustifikuar të së drejtës zgjedhore, por është pasojë e drejtpërdrejtë e zbatimit të dispozitave kushtetuese që parashohin masa afirmative për komunitetet jo-shumicë”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Maliqi: Ramush Haradinaj kandidati ideal për president të vendit

Maliqi: Ramush Haradinaj kandidati ideal për president të vendit
26/06/2026 - 22:09

Opinionistja Afërdita Maliqi, ka deklaruar në Rubikon se Ramush Haradinaj do të ishte kandidati ideal për president të vendit, nëse paraprakisht do të mund të bëhet një marrëveshje...

Më shumëDetails

Muharremi: Energjia, dështimi i madh i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Muharremi: Energjia, dështimi i madh i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën
26/06/2026 - 22:02

Energjia është dështimi më i madh dhe më thelbësor i qeverisë së LVV-së.Saktësisht përmes energjisë është goditur drejtpërdrejt fuqia blerëse e familjeve kosovare. Kur rryma shtrenjtohet, çdo produkt...

Më shumëDetails

Si i shpenzoi 1 milion e 500 mijë euro Ministria e Vitisë për 20 ambulanca, por i erdhën furgonë të modifikuar-MSH i pranoi pa certifikatë dhe me mangësi

Vitia: 11 persona të helmuar në Malishevë po trajtohen në Infektivë, gjendja e tyre stabile
26/06/2026 - 21:35

Në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), që udhëhiqet nga ministri në detyrë, Arben Vitia, ka ndodhur një skandal me veturat e ndihmës së shpejtë, ose që ndryshe quhen autoambulanca....

Më shumëDetails

Haxhimusa: Kosova nuk duhet ta humbasë projektin e gazit amerikan – është interes strategjik i saj

Haxhimusa: Kosova nuk duhet ta humbasë projektin e gazit amerikan – është interes strategjik i saj
26/06/2026 - 20:17

Adhurim Haxhimusa, profesor universitar dhe ekspert i ekonomisë së energjisë në Zvicër, në EURO n’T7 ka thënë se qeveria e vendit duhet të dalë me një qëndrim konkret...

Më shumëDetails

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt Kryeministrisë
26/06/2026 - 20:15

Ka nisur organizimi i qytetarëve nga sheshin “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo ditë, ata shihen...

Më shumëDetails

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
26/06/2026 - 20:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nesër do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përcjell Gazeta Express....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Të hënën mblidhet LDK-ja, Syla zbulon skenarët që po diskutohen

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Deshi ta sulmonte Qosjen, u bë profesor e akademik nga partia”, shkrimtari me akuza të rënda kundër Kujtim Shales

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë