Kurti kishte komentuar njoftimin e LDK-së për një rritje të pagës për mësimdhënësit në 1 mijë euro dhe për policët në 900 euro.
Krasniqi tha se “andrra sheh vetëm kryeministri Kurti”, duke shtuar se ai ka fituar gjithmonë pa një plan të qartë dhe se ka pasur një buxhet prej 12 miliardë eurosh për pesë vite, por nuk ka arritur të prezantojë asnjë rezultat të dukshëm.
“Andrra sheh vetëm kryeministri Kurti, sepse çdo herë ka fituar pa planprogram. Ka pas për pesë vite 12 miliardë buxhet, dhe nuk del asnjë ta prezantojë. Ai ka pa andërr që fiton edhe 500 k”, tha Krasniqi.
Ndër tjerash, Krasniqi tha se LDK ka listën e më të përgatitur nga të gjitha listat.
“Tek ne ka figura, ka personalitete. E patë banerin e LVV, që ka veç emra, te na ka figura”, tha Krasniqi.














