Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Siria e mirëpret shfuqizimin e përhershëm të sanksioneve të ashpra amerikane

19/12/2025 - 19:57
në Lajme
A A
Siria e mirëpret shfuqizimin e përhershëm të sanksioneve të ashpra amerikane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria siriane dhe aleatët e saj të premten e mirëpritën heqjen përfundimtare të sanksioneve më të rënda që i ishin vendosur vendit dekadave të fundit.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara i kishte futur në fuqi ato që njiheshin si sanksionet e Ligjit të Cezarit ndaj Qeverisë dhe sistemit financiar të Sirisë për ta ndëshkuar presidentin e atëhershëm, Bashar al-Assad, për abuzimin e të drejtave të njeriut gjatë luftës civile gati 14-vjeçare që nisi më 2011, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Ministria e Jashtme e Sirisë përmes një deklarate të publikuar të premten i falënderoi Shtetet e Bashkuara për heqjen e sanksioneve dhe tha se ky veprim “do të kontribuojë në lehtësimin e barrës ndaj popullit sirian dhe do ta hapë rrugën për një fazë të re të rimëkëmbjes dhe stabilitetit”.

Kjo ministri u bëri thirrje komunitetit sirian të biznesit dhe investitorëve të huaj që “t’i eksplorojnë mundësitë për investime dhe të marrin pjesë në rindërtim”. Sipas Bankës Botërore, rindërtimi i Sirisë ka kosto prej 216 miliardë dollarësh.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Sirisë, Abdulkader Husrieh, tha në një deklaratë se shfuqizimi i Ligjit të Cezarit do ta lehtësojë riintegrimin e vendit në sistemin financiar ndërkombëtar.

Turqia, Arabia Saudite dhe Katari, aleatë rajonalë të pushetit të ri sirian që drejtohet nga presidenti Ahmed al-Sharaa, gjithashtu e mirëpritën heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.

Gjithashtu të premten, Britania e Madhe, e cila më herët ua ka hequr sanksionet e saj Qeverisë së Sirisë dhe institucioneve financiare siriane, iu vendosi sanksione të reja organizatave dhe individëve për të cilët tha se janë “të përfshirë në dhunën kundër civilëve” në Siri

JU REKOMANDOJMË

Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”
26/06/2026 - 15:31

Kandidati i VV-së për deputet, Nezir Kraki, ka reaguar lidhur me një njoftim të Komunës së Mitrovicës së Jugut, ku përcaktohet se me cilat veshje ndalohet hyrja në...

Më shumëDetails

Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)
26/06/2026 - 15:17

66 prona (parcela) në zemër të Mitrovicës dyshohet se janë grabitur, jo me forcë, por me dokumente të falsifikuara. Krejt ky krim, dyshohet se ka ndodhur në periudhën...

Më shumëDetails

Ambasadori suedez: Për keqardhje që Kosova ende s’ka furnizim të qëndrueshëm me rrymë

Ambasadori suedez: Për keqardhje që Kosova ende s’ka furnizim të qëndrueshëm me rrymë
26/06/2026 - 15:14

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka folur për çështjen e problemit me rrymën në Kosovë, duke theksuar se është për keqardhje që pas kaq vitesh nuk...

Më shumëDetails

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet, panik në Mindanao

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
26/06/2026 - 15:08

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ballë të Rihterit goditi ishullin jugor të Filipineve, Mindanao, të premten. Tërmeti goditi pranë Sarangani, Davao Occidental, në një thellësi prej...

Më shumëDetails

AUV apel bizneseve dhe qytetarëve: Ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt, kontrolle të shtuara gjatë verës

AUV apel bizneseve dhe qytetarëve: Ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt, kontrolle të shtuara gjatë verës
26/06/2026 - 15:06

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që merren me ushqime, në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor – nga prodhimi, përpunimi,...

Më shumëDetails

Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut të PDK-së

Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut të PDK-së
26/06/2026 - 14:57

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, i cili kishte kërkuar rinumërimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Murati jep lajmin e shumëpritur, ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Të hënën mblidhet LDK-ja, Syla zbulon skenarët që po diskutohen

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë