Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mulaj: Në Kuvendin e Kosovës, do të jem urë bashkëpunimi, gjithmonë në interes të Kosovës dhe qytetarëve!

20/12/2025 - 12:00
në Lajme
A A
Mulaj: Në Kuvendin e Kosovës, do të jem urë bashkëpunimi, gjithmonë në interes të Kosovës dhe qytetarëve!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu Dr. Sci, Besim Mulaj, ka thënë se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë më të rëndësishmet që nga paslufta.Mulaj ka theksuar se arsyeja është e qartë ‘ bllokada institucionale që po zgjat gati një vit ka lënë pasoja të rënda në jetën e përditshme të qytetarëve’.

I njëjti ka potencuar se kudo që shkon ka ankesa të shumta nga qytetarët për mungesë shërbimesh nga ana e shtetit.“Pakënaqësitë më të mëdha vijnë nga bizneset, por edhe qytetarët e thjeshtë po e ndjejnë barrën e dyfishimit të çmimeve në treg dhe rritjes së kostos së energjisë. Sinqerisht, kurrë nuk kam besuar se do të arrinim në këtë nivel pakënaqësie dhe zhgënjimi, ashtu siç kurrë më parë nuk kam parë një dëshirë kaq të madhe të të rinjve për ta lëshuar Kosovën” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.

Mulaj pati edhe një mesazh ” Ky vend nuk ndërtohet duke u braktisur, por duke u përmirësuar së bashku”.Ai tha se në Kuvendin e Kuvendin e Kosovës do të jetë urë bashkëpunimi në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Postimi i plotë:Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë, pa asnjë dyshim, më të rëndësishmet që nga paslufta. Arsyeja është e qartë: bllokada institucionale që po zgjat gati një vit ka lënë pasoja të rënda në jetën e përditshme të qytetarëve.

Kudo që shkoj nëpër Kosovë, dëgjoj vetëm ankesa për mungesë shërbimesh nga ana e shtetit. Pakënaqësitë më të mëdha vijnë nga bizneset, por edhe qytetarët e thjeshtë po e ndjejnë barrën e dyfishimit të çmimeve në treg dhe rritjes së kostos së energjisë. Sinqerisht, kurrë nuk kam besuar se do të arrinim në këtë nivel pakënaqësie dhe zhgënjimi, ashtu siç kurrë më parë nuk kam parë një dëshirë kaq të madhe të të rinjve për ta lëshuar Kosovën.Unë u them gjithmonë të gjithëve: lehtë është të ikësh, por Kosova ka nevojë për secilin prej nesh. Ky vend nuk ndërtohet duke u braktisur, por duke u përmirësuar së bashku. LDK-ja ka nevojë për çdo votë tuajën, që Kosova të krijojë mundësi reale për secilin qytetar.
Prandaj, ju bëj thirrje të gjithëve – të rinj e të moshuar, gra e burra, biznese e profesionistë – të bashkohemi dhe më 28 dhjetor t’i japim Kosovës një qeveri normale, të përgjegjshme dhe të drejtuar nga LDK-ja. Unë, në Kuvendin e Kosovës, do të jem urë bashkëpunimi, gjithmonë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.Zoti na ndihmoftë.
#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

JU REKOMANDOJMË

Paralajmëron gazetari Istrefi, vendimi për Thaçin e të tjerët mund të shtyhet

Qelaj: Dhomat e Specializuara të trajtojnë shqetësimet e ish-krerëve të UÇK-së
26/06/2026 - 12:15

Gazetari Dibran Istrefi ka paralajmëruar se shpallja e vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit mund të shtyhet përsëri. Istrefi ka thënë se ka...

Më shumëDetails

“Do luftojmë me thonjtë tanë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

Bota reagon pas kërkesës për fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit
26/06/2026 - 11:55

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, thanë se forcat izraelite do të mbajnë një prani të pacaktuar në zonat e sigurisë të vendosura...

Më shumëDetails

Pacolli publikon konkluzionet e Gjykatës së Lartë që favorizojnë MABCO-n për Aeroportin e Vlorës dhe përsërit thirrjen ndaj SPAK-ut

Pacolli publikon konkluzionet e Gjykatës së Lartë që favorizojnë MABCO-n për Aeroportin e Vlorës dhe përsërit thirrjen ndaj SPAK-ut
26/06/2026 - 11:47

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Shqipëri për çështjen e Aeroportit të Vlorës, ku iu dha të drejtë kompanisë MABCO, ka reaguar Behgjet Pacolli. Kompania MABCO pritet...

Më shumëDetails

47 aksidente dhe rreth 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Ndodh edhe kjo- Shoferit në Ferizaj i konfiskohet leja deri në vitin 2047
26/06/2026 - 11:33

47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, prej të cilave 18 kanë qenë me të lënduar dhe 29 me dëme materiale. Sipas...

Më shumëDetails

Rexhepi thotë se VV-ja dhe deputetët e komuniteteve joserbë i kanë 61 vota për formimin e institucioneve

Rexhepi thotë se VV-ja dhe deputetët e komuniteteve joserbë i kanë 61 vota për formimin e institucioneve
26/06/2026 - 11:17

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, Kosova pritet të hyjë në fazën e formimit të institucioneve të reja. Me hapjen e procedurave në Kuvend, vëmendja pritet të përqendrohet...

Më shumëDetails

VIDEO/Rrokulliset kamioni në autostradë afër Malishevës, bllokohet qarkullimi dhe krijohen kolona

VIDEO/Rrokulliset kamioni në autostradë afër Malishevës, bllokohet qarkullimi dhe krijohen kolona
26/06/2026 - 10:50

Një kamion është rrokullisur në autostradë, në afërsi të Malishevës, në drejtim të Prishtinës, sipas një videoje të publikuar nga TV Prizreni. Nga pamjet e publikuara shihet se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Murati jep lajmin e shumëpritur, ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë