Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë një tubimi ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, i kanë punësuar 85 mijë njerëz.
Gjatë fjalës së tij, Kurti ka thënë në fillim kur ai kishte marrë pozitën e kryeministrit, të punësuar kanë qenë 350 mijë persona, ndërsa sot janë 435 mijë të punësuar.
‘’E të dashur qytetarë, kur jam zgjedh kryeministër në 2021, në Kosovë kanë qenë 350 mijë të punësuar, sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës, 350 të punësuar. Sot që po flasim janë 435 mijë të punësuar, i bjen 85 mijë të punësuar më shumë. Apo rritje e punësimit për 24%. Papunësia ka qenë prej 26% në 11%. Rritja ekonomike në Kosovë, qarkullimi i bizneseve, është shumë më i madh se sa që këna fuqi punëtore. 85 mijë të punësuar për 4 vjet.
A e dini çka i bjen kjo? 85 mijë të punësuar i bjen më shumë se 6 stadiume ‘’Fadil Vokrri’’ të mbushun përplot. Ose një mënyrë tjetër më shiku këtë, nëse e pjesëtojmë 85 mijë për numrin e ditëve, sa këna qenë në qeverisje, i bjen kemi punësu mesatarisht 50 njerëz në ditë. Nga një autobus njerëz e kemi punësu për çdo ditë këto 4 vjet. ’’, ka thënë Kurti.












