Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama shkroi për takimet e ditës së djeshme, e cila tha se u mbyll me një takim me veteranë të UÇK-së.
“Pas takimeve në Viti, Gjilan e Vushtrri, ditën e djeshme e kemi mbyllur në Suharekë, me një takim të mrekullueshëm me veteranët e UÇK-së”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Mbështetja e tyre është përgjegjësi e madhe për mua, dhe unë s’do t’i dëshpëroj asnjëherë. Faleminderit shokë të kohëve të vështira! #Rr7“, shtoi ai.












