Kryeministri Albin Kurti vizitoi fabrikën e stiroporit Kosova Plast. Pronari Refik Luri, i cili numëron 30 punëtorë, përveç në vend, eksporton edhe në Zvicërr e Itali.
Ai tha se ai ka përjetuar drejtpërsëdrejti përfitimet nga politikat qeveritare, në veçanti nga programi “Superpuna”, program ky i cili ka mundësuar angazhimin e punëtorëve të rinj në fabrikën e tij.
Kurti u zotua se mbështetja e qeverisë për bizneset që investojnë, prodhojnë dhe eksportojnë do të vazhdojë edhe në mandatin tjetër, sepse është synimi i tyre që përmes masave të tilla të rrisin prodhimtarinë dhe të shtojnë aktivitetin e tyre.












