Kryetari i LDK-së, njëherit kandidat për Kryeministër, Lumir Abdixhiku ka theksuar se shteti duhet të jetë i pranishëm në çdo hap të jetës së qytetarët, si partner.
Ai ka premtuar se nën qeverisjen e tij, çdo i porsalindur do të marrë 200 euro në muaj për një vit.
“Me mësim tërëditor, shujta të ngrohta dhe kushte të barabarta në shkolla. Me teknologji, kodim dhe përgatitje reale për të ardhmen. Me trajnim për 40 mijë të rinj dhe punësim të garantuar pas diplomimit”, ka thënë kreu i LDK-së mes tjerash.
Postimi i plotë:
Çdo shoqëri serioze fillon me një pyetje të thjeshtë: çfarë i detyrohet shteti qytetarit të vet? Jo në fund të
jetës, jo vetëm në krizë, por që nga dita e parë.
Ne besojmë se shteti duhet të jetë i pranishëm në çdo hap të jetës së qytetarit; jo si bamirës, por si partner.
Prandaj ky është vizioni ynë!
Kontrata e Jetës me Shtetin.
Ne besojmë në një shtet që nuk shfaqet vetëm në zgjedhje, por ecën me qytetarin në çdo hap të jetës. Që nga lindja, me 200 euro në muaj për çdo të porsalindur për një vit. Me çerdhe publike dhe edukim të hershëm cilësor.
Me mësim tërëditor, shujta të ngrohta dhe kushte të barabarta në shkolla. Me teknologji, kodim dhe përgatitje reale për të ardhmen. Me trajnim për 40 mijë të rinj dhe punësim të garantuar pas diplomimit.
LDK ka plan. Ka ekip. Ka vullnet.
123 është zgjedhja.












