Lidhja Demokratike e Kosovës përmes degës në Mitrovicë ka prezantuar kandidatin për deputet nga diaspora, Roni Kosmann, i cili mban numrin 104 në listë e kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Roni Kosmann është një profil i rrallë në politikën kosovare. Përvojë e ndërtuar me vite në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri, menaxhim i bizneseve serioze, projekte energjetike, investime rajonale dhe standard i fortë profesional. Ai vjen me rezultate, jo me fjalë.
Në karrierën e tij ka drejtuar kompani, ka ngritur struktura funksionale, ka krijuar vende pune dhe ka menaxhuar procese që kërkojnë disiplinë, vendimmarrje dhe përgjegjësi. Përvoja ndërkombëtare e kombinon me angazhimin për komunitetin dhe zhvillimin ekonomik, duke e bërë një kandidat që sjell vlerë të drejtpërdrejtë në institucione.
Roni ka biznese në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri, me fokus në energjetikë, shërbime, hoteleri dhe menaxhim operativ. Ai e njeh mirë si funksionon ekonomia, si ndërtohen partneritete dhe si krijohen sisteme efikase pune.
Aftësitë e tij përfshijnë menaxhim strategjik, lidership të qëndrueshëm, komunikim profesional dhe orientim të qartë drejt rezultateve. Kosovës i nevojiten njerëz që e dinë çfarë është puna, përgjegjësia dhe performanca reale. Roni Kosmann është një prej tyre.
LDK 123
Roni Kosmann 104













