Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu: SHBA paralajmëron Serbinë, koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar

21/12/2025 - 21:06
në Kryesore, Lajme
A A
Musliu: SHBA paralajmëron Serbinë, koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar se Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dërguar një mesazh të qartë lidhur me mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj zyrtarëve serbë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes demokratike dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë në rajon.

Musliu ka theksuar se vlerësimet e institucioneve amerikane tregojnë se demokracia në Serbi është në gjendje shqetësuese, se zgjedhjet janë zhvilluar në kushte të padrejta dhe se niveli i dezinformimit është alarmant.

Sipas tij, sanksionet e mundshme nuk duhet të kufizohen vetëm në çështjet demokratike, por duhet të lidhen edhe me përgjegjësinë e Serbisë për terrorizëm dhe sabotazh.

Ai ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë, ku, sipas Musliut, Milan Radoiçiq ka pranuar publikisht rolin e tij, ndërsa Serbia vazhdon të injorojë kërkesat ndërkombëtare për drejtësi.

Po ashtu, Musliu ka përmendur edhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Ibër-Lepenc, për të cilin Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë me akuza të rënda për terrorizëm dhe spiunazh, si dhe dyshime serioze për lidhje me struktura kriminale nga Serbia.

“Serbia nuk i dorëzon të dyshuarit, nuk bashkëpunon me organet e drejtësisë, dezinformon kundër Kosovës dhe NATO-s”, ka theksuar Musliu, duke shtuar se këto veprime e bëjnë të pashmangshëm hapin e radhës – vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë.

Sipas tij, sanksionet duhet të lidhen drejtpërdrejt me përfshirjen e konfirmuar të Serbisë në sulmet terroriste në Banjskë dhe Ibër-Lepenc, si dhe me mosdorëzimin e terroristit Milan Radoiçiq.

JU REKOMANDOJMË

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Edhe sot në Kosovë nafta 1.45 euro centë, nga java e ardhshme 1.80
25/05/2026 - 09:20

Sikurse edhe dje edhe ditën e sotme çmimi i derivative vazhdon të mbetet i njejtë. Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregëtisë dhe Inovacionit çmimi për 1 litër naftë...

Më shumëDetails

Bekim Haxhiu: Energjia fituese e asambleistëve do ta rikthejë PDK-në edhe në nivel qendror

Bekim Haxhiu: Energjia fituese e asambleistëve do ta rikthejë PDK-në edhe në nivel qendror
25/05/2026 - 09:05

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka theksuar rëndësinë e rolit të asambleistëve të PDK-së në organizimin dhe mobilizimin për zgjedhjet e 7 qershorit....

Më shumëDetails

Hajnat ia mësyjnë një fabrike në Podujevë, vjedhin para, armë dhe një kasafortë

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
25/05/2026 - 08:55

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në një fabrikë në Podujevë. Sipas policisë, dyshohet se në një fabrikë, në orët e para të së dielës janë...

Më shumëDetails

Kanosje në Aeroportin e Prishtinës, policia sekuestron armë me 45 fishekë

Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
25/05/2026 - 08:41

Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka kanosur një tjetër pas një mosmarrëveshjeje. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën...

Më shumëDetails

Eurostat: Shqipëria renditet e dyta në Europë për ryshfet, Kosova me 2.24 raste për 100 mijë banorë

Eurostat: Shqipëria renditet e dyta në Europë për ryshfet, Kosova me 2.24 raste për 100 mijë banorë
25/05/2026 - 08:25

Pas viteve ’90, kultura e ryshfetit në Shqipëri u bë një dukuri e zakonshme. Percpetimi ishte që nëse nuk paguan nuk mbaron asnjë punë në administratë, nuk të...

Më shumëDetails

GERMIN me tryezë për rolin e diasporës në proceset zgjedhore

Zgjedhjet Lokale 2025 – KQZ publikon adresat e kutive postare për votim nga jashtë Kosovës
25/05/2026 - 08:12

Organizata ‘GERMIN’ do të mbajë një tryezë diskutimi me temën “Votimi nga jashtë vendit – diaspora në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”. Në këtë aktivitet pritet të diskutohen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Santi ‘trazon’ rrjetin me këtë pamje nga ashensori

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • LVV e LDK shpërthejnë në diasporë, PDK asnjë takim me bashkëatdhetarët – vendnumëron në Kosovë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë