Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

22-shi i PDK-së- Besim Hasani mbi dy dekada ishte zë i sportistëve, kandidati për deputet do të jetë zë i fuqishëm edhe në Kuvend

22/12/2025 - 17:38
në Lajme
A A
22-shi i PDK-së- Besim Hasani mbi dy dekada ishte zë i sportistëve, kandidati për deputet do të jetë zë i fuqishëm edhe në Kuvend
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për merita në fushën e sportit, Besim Hasani ishte vlerësuar me Medalje Presidenciale.Për vite të tëra, ai ishte zë i fuqishëm i sportistëve të Kosovës, i cili luajti një rol vendimtar në njohjen ndërkombëtare të Komitetit Olimpik të Kosovës, në krye të së cilit ishte mbi dy dekada.

Nën udhëheqjen e tij, Kosova u pranua si anëtare e plotë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në dhjetor 2014, gjë që u mundësoi sportistëve kosovarë të garojnë në garat olimpike dhe të fitojnë medalje të rëndësishme.

Kjo arritje shënoi fundin e një periudhe të gjatë izolimi për sportistët vendas, të cilët për më shumë se dy dekada nuk mund të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike për shkak të kufizimeve politike.

Si rezultat i këtyre përparimeve, Kosova fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Rio de Zhaneiro 2016 falë xhudistes Majlinda Kelmendi në kategorinë -52 kg, një moment historik për vendin dhe një dëshmi e ndikimit pozitiv të Hasanit në sportin kombëtar.

Përveç rolit të tij në skenën sportive, për të cilën mori Urdhrin prestigjioz Olimpik në vitin 2021 nga duart e presidentit të IOC-së Thomas Bach, Hasani është vlerësuar nga KOK-u për aftësinë e tij diplomatike dhe aftësinë për të lundruar në situata komplekse politike, duke ngritur profilin e sportit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Duke pas rolin kryesor në ngritjen e zhvillimin e sportit, në dhjetor të vitit 2017, Hasani ishte vlerësuar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidenti Hashim Thaçi.

“Ky vlerësim i përket gjithë sportistëve që e kanë ngritur lart emrin e Kosovës.”, shkruar Hasani.

Pas zërit dhe kontributit të madh në sport, Besim Hasani do të jetë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.

Për zgjedhjet e 28 dhjetorit ai kandidon për deputet nga radhët e PDK-së dhe bart numrin 22 në listën e kësaj partie.

JU REKOMANDOJMË

“Kurti do që ta bëjë president dikë që atij i përshtatet ose ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje”

Kurti i kërkon BE’së të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën: Premtimi juaj është zgjerimi
23/06/2026 - 12:05

Analistja politike, Shqipe Pantina, ka thënë se zgjedhjet e 7 qershorit nuk kanë sjellë ndryshime. Ajo tha se me 4-5 deputetë më pak ose më shumë, opozita nuk...

Më shumëDetails

Rama publikon letrën e UÇK’së që thotë se Goxhaj refuzoi t’i bashkohet luftës në Kosovë, i bindur që Irani ka dorë në protestë

Rama publikon letrën e UÇK’së që thotë se Goxhaj refuzoi t’i bashkohet luftës në Kosovë, i bindur që Irani ka dorë në protestë
23/06/2026 - 11:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sot në mëngjes dikush ia ka dërguar një letër lidhur me Driton Goxhajn, i cili ka marrë edhe rol organizatori...

Më shumëDetails

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do t’i nisim menjëherë komunikimet me partitë politike

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do t’i nisim menjëherë komunikimet me partitë politike
23/06/2026 - 11:25

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje do të nisë komunikimet me partitë politike menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i...

Më shumëDetails

Sot u jepet lamtumira e fundit dy motrave Zubaku, që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

Sot u jepet lamtumira e fundit dy motrave Zubaku, që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
23/06/2026 - 11:08

Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17 vjeçe) humbën jetën në një aksident tragjik në Gjermani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën e kaluar, gjatë kohës kur dy...

Më shumëDetails

Mediumi amerikan shkruan për problemin e Kosovës me qentë endacakë: Mbi 50 mijë enden rrugëve

Mediumi amerikan shkruan për problemin e Kosovës me qentë endacakë: Mbi 50 mijë enden rrugëve
23/06/2026 - 10:56

Mediumi prestigjioz amerikan “Washington Post” ka realizuar një kronikë lidhur me problemin e qenve endacakë me të cilin ballafaqohet Kosova dhe për përpjekjet që po bëhen nga institucionet...

Më shumëDetails

Hodhën bërllokun ku s’duhet, 400 euro gjobë për dy raste në Prishtinë

Hodhën bërllokun ku s’duhet, 400 euro gjobë për dy raste në Prishtinë
23/06/2026 - 10:45

Inspektorati i Prishtinës, sipas njoftimit nga komuna, ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 euro secila për hedhje të parregullt të mbeturinave. Sipas njoftimit, 200 euro gjobë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi, Ministria i fron fermerët dhe subjektet e interesuara që të aplikojnë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vajzat e familjes Zubaku që humbën jetën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • E rëndë: Humb jetën aksidentalisht biznesmeni drenicas, Bedri Krasniqi

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë