Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raporti i Pentagonit: Kina me gjasë ka ngarkuar në silose mbi 100 raketa ndërkontinentale

22/12/2025 - 19:29
në Kryesore, Lajme
A A
Raporti i Pentagonit: Kina me gjasë ka ngarkuar në silose mbi 100 raketa ndërkontinentale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kina me gjasë ka ngarkuar më shumë se 100 raketa balistike ndërkontinentale në tri fusha të siloseve dhe nuk ka dëshirë për bisedime rreth kontrollit të armëve, sipas një draft-raporti të Pentagonit që i vë në pah ambiciet ushtarake në rritje të Pekinit.

Kina është duke i zgjeruar dhe duke i modernizuar rezervat e saj të armëve më shpejt se cilado fuqi tjetër që ka armë bërthamore. Pekini i ka përshkruar raportet për rritje ushtarake si përpjekje për ta “njollosur dhe diskredituar Kinën dhe për ta çorientuar qëllimisht komunitetin ndërkombëtar”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Muajin e kaluar, presidenti Donald Trump i ShBA-së tha se ai mund të jetë duke punuar për një plan denuklearizimi me Kinën dhe Rusinë. Sidoqodtë, në draft-raportin e Pentagonit, të cilin e ka parë agjencia “Reuters”, thuhet se Pekini nuk duket të jetë i interesuar për këtë nismë.

“Ne vazhdojmë që të mos shohim uri nga Pekini për ndjekjen e masave të tilla ose diskutimeve më gjithëpërfshirëse për kontrollimin e armëve”, thuhet në raport.

Në veçanti, raporti thotë se Kina me gjasë kishte vënë më shumë se 100 raketa balistike ndërkontinentale DF-31 me karburant të ngurtë në fusha silosesh afër kufirit kinez me Mongolinë. Pentagoni në të kaluarën kishte raportuar për ekzistencën e këtyre fushave, por jo për numrin e raketave të ngarkuara në to.

Pentagoni dhe Ambasada e Kinës në Uashington nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Në draft-raportin e Pentagonit nuk identifikohet ndonjë cak i mundshëm i raketave për të cilat raportohet se janë vendosur rishtazi në silose. Zyrtarët amerikanë theksuan se raporti mund të ndryshojë para se t’u dërgohet ligjvënësve.

Më tej, në draft-raport thuhet se rezervat e kokave bërthamore të Kinës ishin ende në 600 e pak dhjetëshe në vitin 2024, gjë që pasqyron “një ritëm më të ngadalshëm të prodhimit në krahasim me vitet e mëparshme”.

Sidoqoftë, në raport theksohet se zgjerimi i armëve bërthamore të Kinës është duke vazhduar dhe është në rrugë të mirë për të arritur në shifrën e 1.000 kokave bërthamore deri në vitin 2030.

JU REKOMANDOJMË

24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet

24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet
24/03/2026 - 20:01

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka publikuar një foto në rrjetet sociale, duke thënë se NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që...

Më shumëDetails

Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës, Jamie Shea: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën në NATO

Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës, Jamie Shea: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën në NATO
24/03/2026 - 19:52

Ish-zëdhënësi i aleancës veriatlantike, Jamie Shea, ka thënë se nuk dëshiron të vdesë pa e parë Kosovën në NATO. 27 vite pas ndërhyrjes së NATO-s, ai theksoi se...

Më shumëDetails

Irani i përkushtuar ndaj armëpushimit gjithëpërfshirës – jo të përkohshëm, i thotë ministri i jashtëm homologut kinez

Irani i përkushtuar ndaj armëpushimit gjithëpërfshirës – jo të përkohshëm, i thotë ministri i jashtëm homologut kinez
24/03/2026 - 19:49

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka folur me homologun e tij iranian, Abbas Aragchi, ka raportuar BBC. Në tekstin e përkthyer nga media shtetërore kineze, Aragchi...

Më shumëDetails

Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Iran dhe zyrtarët atje ‘e duan shumë një marrëveshje’

Trump rikthen dënimin me v*dekje në Uashington
24/03/2026 - 19:43

Në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump trajton konfliktin në Lindjen e Mesme ndërsa bën betimin si sekretar i tij i ri i Sigurisë Kombëtare. Ai përsërit pretendimet e...

Më shumëDetails

Kryeziu: Dekreti i Presidentes është i saktë dhe duhet të shkojmë në zgjedhje

Kryeziu: Dekreti i Presidentes është i saktë dhe duhet të shkojmë në zgjedhje
24/03/2026 - 19:33

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vendimin që pritet ta nxjerrë Gjykata Kushtetuese për...

Më shumëDetails

Kosova përballë një prove politike: kompromis apo krizë e re?

Rriten shpenzimet, në tremujorin e dytë Qeveria shpenzoi rreth 785 milionë euro
24/03/2026 - 18:34

Kosova duket se po rrëshqet sërish drejt zgjedhjeve të parakohshme – jo si rezultat i një domosdoshmërie demokratike, por si pasojë e një dështimi të vazhdueshëm politik për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë