Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku në 36-vjetorin e themelimit të LDK-së: Kosova ka nevojë për këtë parti sot më shumë se kurrë

23/12/2025 - 14:12
në Lajme
A A
Abdixhiku në 36-vjetorin e themelimit të LDK-së: Kosova ka nevojë për këtë parti sot më shumë se kurrë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 36-vjetorin e themelimit, ndërsa kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar rrugëtimin historik të partisë si projekt i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës.

Në një postim me rastin e përvjetorit, Abdixhiku ka theksuar se LDK-ja lindi në një periudhë represioni dhe errësire, duke u shndërruar në idenë më të madhe politike të Kosovës.

“36 vjet më parë, në një kohë represioni dhe errësire, lindi ideja më e madhe politike e Kosovës. Lindi Lidhja Demokratike e Kosovës, projekti i lirisë, i pavarësisë dhe i demokracisë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK-ja nuk ishte vetëm një organizim politik, por një besëlidhje popullore dhe rruga e vetme drejt shtetit, e udhëhequr nga Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

“Nën udhëheqjen e atit themeltar të Republikës, Dr. Ibrahim Rugova, kjo ide u shndërrua në rezistencë paqësore, në organizim shtetëror dhe në aleancë me botën demokratike”, ka theksuar ai.

Duke nderuar strukturat dhe veprimtarët e LDK-së në të gjitha periudhat, Abdixhiku ka shprehur respekt të veçantë për ata që, siç u shpreh ai, “dhanë më të shenjtën për këtë shtëpi të demokracisë dhe për Republikën tonë”.

Kreu i LDK-së ka theksuar se në dekadën e katërt të ekzistencës së saj, përgjegjësia e partisë është më e madhe se kurrë, jo vetëm për fatin e LDK-së, por për të ardhmen e Kosovës.

“LDK ka qenë dhe mbetet parti e shtetit, jo e pushtetit. Parti e dorës së shtrirë, e bashkimit dhe e përgjegjësisë historike”, ka shkruar Abdixhiku.

JU REKOMANDOJMË

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen
22/06/2026 - 22:56

Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur nëse do të kthehej në luftë në rast se Irani nuk do t’i përmbahej marrëveshjes kornizë për t’i dhënë fund luftës. “Do...

Më shumëDetails

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë: Refuzimi i gazit mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë: Refuzimi i gazit mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA
22/06/2026 - 22:42

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka deklaruar se Kosova, gjatë viteve të fundit, ka humbur mundësi të rëndësishme investimi për shkak të mosbashkërendimit...

Më shumëDetails

Cakolli: Më shumë se gjysma e fushatës zhvillohet në rrjete sociale, partitë e raportojnë vetëm një ‘porcion’ të shpenzimeve

Cakolli: Më shumë se gjysma e fushatës zhvillohet në rrjete sociale, partitë e raportojnë vetëm një ‘porcion’ të shpenzimeve
22/06/2026 - 22:38

Eugen Cakolli nga KDI, i ftuar në Pressing në T7, foli për shpenzimet e partive politike në fushata zgjedhore, ai tha se “më shumë se gjysma e fushatës...

Më shumëDetails

Gashi: Kam përshtypjen se njëra nga partitë duket se ka më shumë dëshirë për të gjetur zgjidhje

Gashi: Kam përshtypjen se njëra nga partitë duket se ka më shumë dëshirë për të gjetur zgjidhje
22/06/2026 - 21:43

Analisti Dardan Gashi ka vlerësuar se, pavarësisht diskutimeve të fundit politike, ende nuk ka parë shenja konkrete të “llogaritjeve” apo “servilizmit” nga partitë, por ka përshtypjen se njëra...

Më shumëDetails

Gazi amerikan, Kryeziu: Kishte përpjekje që amerikanëve t’u thuhej “mos na hyn gazi rus”

Gazi amerikan, Kryeziu: Kishte përpjekje që amerikanëve t’u thuhej “mos na hyn gazi rus”
22/06/2026 - 21:39

Njohësja e çështjeve të energjisë, Laura Kryeziu ka folur për projektin e gazit amerikan dhe zhvillimet që lidhen me të.Kryeziu tha se gjatë procesit të diskutimeve për projektin...

Më shumëDetails

Vance thotë se është arritur “përparim i mirë” në planin për marrëveshjen finale me Iranin

Vance thotë se është arritur “përparim i mirë” në planin për marrëveshjen finale me Iranin
22/06/2026 - 21:12

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se është arritur “përparim i mirë” në bisedimet për një udhërrëfyes drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje brenda 60 ditëve. Përparimi përfshin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi, Ministria i fron fermerët dhe subjektet e interesuara që të aplikojnë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vajzat e familjes Zubaku që humbën jetën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dolce e pamëshirshme për ndjekësit, shfaqet si peshk në mes të detit (Foto +16)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë