E ngarkuara me punë nga Amerika në Kosovë, Anu Prattipati është takuar me kryetarët serbë të komunave në veri.
Në njoftim të ambasadës, thuhet se ajo ka kërkuar qeverisje transparente.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua sot me katër kryetarët e sapoemëruar të komunave të Mitrovica Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, si dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile serbe të Kosovës në veri të Kosovës. Ajo nënvizoi pritjet e SHBA-së për qeverisje transparente dhe efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të përkushtuara për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve”, thuhet në reagim.












