Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kriza me energji – Pas ndërprerjeve, paralajmërohet shtrenjtim dhe ndryshim i tarifave

24/12/2025 - 08:50
në Kryesore, Lajme
A A
Kriza me energji – Pas ndërprerjeve, paralajmërohet shtrenjtim dhe ndryshim i tarifave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova po përballet me një situatë të rënduar energjetike, e cila tashmë po reflektohet drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në funksionimin e ekonomisë.

Në disa zona të vendit janë raportuar mungesa të energjisë elektrike dhe ndërprerje të shpeshta të furnizimit, duke lënë qytetarët pa rrymë dhe duke rritur pasigurinë, veçanërisht në prag të sezonit të ftohtë.

Në këtë kontekst, vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike ka nxitur reagime të shumta, ndërsa njohës të fushës paralajmërojnë se kriza aktuale mund të thellohet edhe më tej, me pasoja të ndjeshme sociale dhe ekonomike.

Lidhur me këto raportime, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka sqaruar se procesi i shqyrtimit të tarifave zhvillohet në disa faza rregullative, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.

Sipas ZRRE-së, aplikimet për të hyrat e lejuara nga operatorët dhe furnizuesit e licencuar pritet të dorëzohen gjatë javës së tretë të muajit janar 2026, pas së cilës do të pasojë shqyrtimi dhe vlerësimi rregullativ nga institucioni. Vendimi përfundimtar për tarifat pritet të merret gjatë muajit mars 2026, ndërsa zbatimi i tyre, nëse aprovohen, do të fillojë nga muaji prill 2026.

ZRRE informon se procesi i shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike zhvillohet në disa faza rregullative, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Aplikimet për të hyrat e lejuara nga operatorët dhe furnizuesit e licencuar pritet të dorëzohen gjatë javës së tretë të muajit janar 2026, pas së cilës ZRRE do të bëjë shqyrtimin dhe vlerësimin rregullativ.

“Vendimi përfundimtar për tarifat pritet të merret gjatë muajit mars 2026, ndërsa zbatimi i tarifave, nëse aprovohen, do të fillojë nga muaji prill 2026”, thuhet në përgjigjen e ZRRE për FrontOnline.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka paralajmëruar se Kosova po përballet me rrezikun e një krize të thellë energjetike, e cila pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët, sektori i biznesit dhe funksionimi i shërbimeve publike.

Sipas tij, një pjesë e madhe e qytetarëve rrezikojnë të mbesin pa furnizim të rregullt me energji elektrike, çka do të reflektohet edhe në ngrohje gjatë sezonit të ftohtë.

Mulaj thekson se, megjithëse Qeveria e Kosovës ka subvencionuar pajisje për ngrohje, mungesa e energjisë mbetet problem serioz.

“Qytetarët kanë me u mërdhi sepse një pjesë e madhe e tyre kanë me u furnizu me energji elektrike”, ka deklaruar ai, duke shtuar se subvencionimi i pajisjeve për ngrohje nuk e zgjidh thelbin e problemit në mungesë të furnizimit stabil.

Njohësi i energjisë vlerëson se bizneset do të përballen me rritje të ndjeshme të kostove operative, pasi çmimet e prodhimit tashmë janë ndikuar nga energjia elektrike dhe do të detyrohen të përdorin alternativa më të shtrenjta.

“Bizneset kanë me u përballur me kosto më të larta për shkak se kanë lëvizur kostot e prodhimit dhe duhet me përdor alternativa tjera”, ka theksuar ai për FrontOnline.

Mulaj, paralajmëron gjithashtu probleme edhe në aspektin e sigurisë publike, duke rikujtuar se një pjesë e madhe e sistemeve publike funksionojnë me energji elektrike.

“Siguria ka me pasur probleme, sepse një pjesë e sistemit publik funksionon me energji elektrike dhe janë një sërë pasojash që do të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë”, ka deklaruar ai.

Duke folur për perspektivën afatgjatë, Mulaj ka qenë pesimist sa i përket çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se shtrenjtimi do të vazhdojë përderisa Kosova nuk rrit kapacitetet prodhuese dhe nuk investon në linjat furnizuese.

“Gjithmonë ka me pasur shtrenjtim të energjisë elektrike përderisa nuk ka rritje prodhuese në Kosovë dhe nëse nuk ka investime në linjat furnizuese”, ka përfunduar ai

Njohësi i energjisë, Lulzim Syla ka folur për “Front Online” lidhur me mungesën e rrymës dhe vendimin e ZRRE-së për shqyrtimin e tarifave të energjisë.

Ai tha se, në aspektin ligjor ZRRE ka të drejtë të rishikojë tarifat por ky proces duhet të trajtohet me kujdes deri në formimin e institucioneve.

“Në aspektin ligjor ZRRe e ka të drejtën për të rishikuar tarifat e reja ose ndryshimet në kuadër të energjisë kjo duhet të shihet me kujdes deri në formimin e institucioneve me qëllim që të ketë diskutim të mirëfilltë mes përfaqësimit të komunitetit të familjes, bizneseve dhe qeverisë me qëllim të ndërtimit të dialogut”, tha ai.

Ai shtoi se tarifat nuk duhet të rriten vazhdimisht.

“Nuk duhet të ngritën tarifat çdo herë por të diskutohet edhe ngritja e kapaciteteve që prodhimi i energjisë të jetë me një çmim sa më të lehtë për qytetarët”, ka përfunduar Syla.

Njohësi i ekonomisë, Lulzim Beqiri ka kritikuar vendimin e ZRRE-së për shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si dëshmi të një dështimi serioz institucional.

Sipas Beqirit, energjia elektrike është faktor bazik për zhvillimin ekonomik dhe jetesën e qytetarëve.

“Rritja e çmimit të energjisë, e shoqëruar me ndërprerje të gjata të furnizimit, dëshmon dështim serioz institucional dhe mungesë të plotë përgjegjësie. Në një shtet me institucione funksionale, Bordi i ZRRE-së do të duhej të ishte shkarkuar moti, sepse energjia elektrike nuk është luks, por faktor bazik për prodhimin, zhvillimin ekonomik dhe jetesën e qytetarëve”, thotë Beqiri.

Ai tregon se ngritja e çmimit të rrymës ka ndikuar në shumë sektorë dhe ka rritur koston e jetesës për mijëra familje

“Energjia elektrike është kosto kyçe që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të prodhimit, në rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, në rritjen e kostos së jetesës për mijëra familje”, ka deklaruar ai.

Beqiri thotë se dalja e detyruar e bizneseve në tregun e hapur ka shkaktuar rritje të çmimeve deri në 250%, me pasoja të drejtpërdrejta për konsumatorin final.

“Dalja e detyruar në tregun e hapur ka dhënë goditjen finale për bizneset, ku u reflektua një rritje e çmimeve deri në 250%, e cila u përkthye drejtpërdrejt në shtrenjtim të mallrave dhe shërbimeve për konsumatorin final”, vlerësoi Beqiri.

Beqiri paralajmëroi se një rritje tjetër e çmimit në mars 2026 përbën veprim të rrezikshëm dhe shantazh ndaj qytetarëve.

“Paralajmërimi për një rritje tjetër të çmimit në mars 2026 përbën shantazh ndaj qytetarëve dhe një veprim tejet të rrezikshëm, që mund të provokojë pakënaqësi dhe trazira sociale. Qytetarët nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë normalizimin e varfërimit”, ka deklaruar Beqiri

JU REKOMANDOJMË

Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri
25/05/2026 - 00:13

Pas zgjedhjes së Ardian Gjinit si kryetar i partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e X-të Zgjedhor ka marrë edhe disa vendime të tjera. Në këtë...

Më shumëDetails

Hasanpapaj i LDK-së për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë: Paradë politike, kërkujt s’ka me ja konfisku pasurinë

Hasanpapaj i LDK-së për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë: Paradë politike, kërkujt s’ka me ja konfisku pasurinë
24/05/2026 - 23:33

Bardhyl Hasanpapaj, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, ka folur për Byronë për Konfiskimit të Pasurisë së Paluajtshme. Hasanpapaj në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini...

Më shumëDetails

Si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine

Si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine
24/05/2026 - 23:30

Arrestimi i fundit i trafikantit të dyshuar shqiptar të drogës, Ervin Mata, në Brazil, është shembulli më i fundit i mënyrës se si ofruesit e shërbimeve kriminale me...

Më shumëDetails

34-shi i LDK-së, Hasanpapaj: Hyra në politikë për të bashkuar, jo për të përçarë

34-shi i LDK-së, Hasanpapaj: Hyra në politikë për të bashkuar, jo për të përçarë
24/05/2026 - 23:00

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet me numër 34, Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se në politikë ka hyrë për të bashkuar, jo për të përçarë. “Nuk...

Më shumëDetails

Fushata online: Profilet e rreme, rrisin e nxisin përçarje – Bajra: Këto platforma blihen me çmim shumë të vogël (VIDEO)

Fushata online: Profilet e rreme, rrisin e nxisin përçarje – Bajra: Këto platforma blihen me çmim shumë të vogël (VIDEO)
24/05/2026 - 22:27

Më shumë se për program e plane, disa politikanë po shpenzojnë për të blerë pëlqime e reagime në rrjete sociale. Diçka e tillë për ekspertët e kësaj fushe...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu merr mbështetje të fuqishme në Komogllavë të Ferizajt

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu merr mbështetje të fuqishme në Komogllavë të Ferizajt
24/05/2026 - 22:20

Kandidati i PDK-së për deputet dhe njëherësh nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, është takuar me banorë të fshatit Komogllavë me të cilët ka folur për vizionin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Santi ‘trazon’ rrjetin me këtë pamje nga ashensori

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • LVV e LDK shpërthejnë në diasporë, PDK asnjë takim me bashkëatdhetarët – vendnumëron në Kosovë

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë