Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do të ketë masa të reja pas rritjes së rasteve me COVID-19, flasin nga MSH-ja

11/01/2022 - 17:08
në Lajme
A A
A do të ketë orë policore për Vitin e Ri: Flasin nga Ministria e Shëndetësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas një kohe të gjatë, rastet e reja të infektimit me COVID-19 në Kosovë kanë filluar të rriten. Vetëm nga 1 janari i këtij viti e deri më sot janë shënuar 1 mijë e 784 raste të reja me COVID-19. Në ngritjen e rasteve duket se ka ndikuar edhe shfaqja e “Omicornit”, variantit të ri të këtij virusi.

Ekspertët e fushës kanë paralajmëruar edhe mundësinë e një vale të re, megjithatë nga Ministria e Shëndetësisë thonë se aktualisht nuk janë duke shqyrtuar mundësinë e shtrëngimit të masave kundër përhapjes së COVID-19, derisa theksojnë se janë duke e vëzhguar situatën.

Edhe përkundër rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë nuk po planifikon ashpërsimin e masave Anti-COVID. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë treguar për Express se aktualisht do të mbesin në fuqi masat e ndërmarra mëherët.

Zëdhënës për informim në MSH kanë thënë se ata bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Komisionin Këshillëdhënës për pandeminë COVID-19, po e përcjellin situatën epidemiologjike dhe se në bazë të rekomandimeve që do të marrin, do të mund të propozohen edhe masat e reja.

“Aktualisht mbesin ne fuqi masat e ndërmarra më herët. A do të ndryshojnë ato apo jo varet nga zbatimi i masave që janë në fuqi dhe nga vaksinimi kundër COVID-19. MSh, përmes IKSHPK-së dhe Komisionit Këshillëdhënës për pandeminë COVID-19, po përcjell situatën epidemiologjike dhe në varësi se çfarë rekomandime jepen për Ministrinë nga trupat profesionale, bazuar gjithmonë ne ecurinë e situatës epidemiologjike, do te mund te propozohen masa te reja. Por, ende mbesim me masat e ndërmarra me herët”, kanë thënë nga kjo ministri.

Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për gazetën se janë në pritje të një takimi me nivelin qendror dhe kryetarët e komunave për të diskutuar në lidhje me situatën me pandeminë COVID-19.

Ai ka thënë se ata gjithmonë kanë përkrahur masat të cilat janë në raport me situatën në të cilën është vendi, por që sipas tij, nuk duhet të anashkalohet as gjendja ekonomike.

“Jemi në pritje të takimit me nivelin qendror dhe kryetarët për të diskutuar rreth situatës me COVID-19. Kryetarët gjithnjë kanë përkrahur masat që janë në raport me situatën. Si prioritet për kryetarët është jeta e qytetarit duke mos anashkaluar edhe shëndetin ekonomik”, ka deklaruar ai.

Tutje Ibrahimi ka thënë se kërkesë e Asociacionit është që të kthehen në Komitetin Anti-COVID, pasi që sipas tij, kryetarët po mbesin të pa informuar.

Ndërsa, infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se për të menaxhuar gjendjen me pandeminë, qytetarët duhet të respektojnë masat Anti-COVID dhe të vazhdojnë të vaksinohen.

Ai e ka konsideruar si shumë të nevojshme marrjen e dozës përforcuese të vaksinës Anti-COVID për t’u mbrojtur nga varianti Omicron.

Njëjtë, apel për marrjen e dozës përforcuese kanë bërë edhe infektolog tjerë në vend.

Ata kanë paralajmëruar rritje të numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të ardhshme, andaj kanë kërkuar respektim të masave Anti-COVID dhe vaksinim me dozën përforcuese.

Me rritjen e rasteve të reja me COVID-19, numri i rasteve aktive me këtë virus ka shkuar në 2 mijë e 83.

Ndërsa, kujtojmë që me rritjen e numrit të personave të infektuar me COVID-19 ka filluar të rritet edhe numri i pacientëve të hospitalizuar.

Derisa më 1 janar të këtij viti në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet rajonale kanë qenë të shtrirë 29 pacientë, 4 prej të cilëve pozitiv me koronavirus, sot janë të hospitalizuar 42 pacientë, 19 prej të cilëve pozitiv me COVID-19 dhe 23 post-COVID./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë