“I bëj thirrje popullit serb të votojë për Listën Serbe, mbrojtësen e vërtetë të interesave kombëtare serbe. Dhe kjo është kërkesa ime për popullin serb në Kosovë”, tha Vuçiq, raporton “Tanjug”-u.
Ai tha se duhet “shumë përpjekje dhe energji që serbët të kenë përfaqësuesit e tyre të vërtetë dhe jo mbrojtësit e politikës së keqe të Prishtinës”.












