Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka bërë thirrje publike për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme përmes një postimi në rrjete sociale.
Në mesazhin e saj, Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë LDK-në me numrin 123, duke theksuar kandidaturën e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, për Kryeministër të Kosovës me numrin 1, si dhe kandidaturën e saj për deputete me numrin 36.
“Të dielën, votoni numrin 123. Kryetarin Lumir Abdixhiku për Kryeministër të Kosovës me numër 1, dhe mua, Rrezarta Krasniqin me numër 36. Votoni për shpresë për Kosovën!”, ka shkruar ajo në postimin e saj.













