Një aksident i rëndë komunikacioni, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 22 dhjetorit në Fushë Kosovë, ka përfunduar me fatalitet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:50 në rrugën “Shefki Kuleta”, ku një automjet që drejtohej nga Nuredin Ternava, ka goditur një këmbësor.
Si pasojë e goditjes, Isuf Obrazhda, banor i Fushë Kosovës, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, mëngjesin e sotëm, më 25 dhjetor 2025, rreth orës 06:00, është konfirmuar se i lënduari ka ndërruar jetë.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente si aksident komunikacioni rrugor me fatalitet.
Hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit janë në zhvillim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.














