Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prishtina dha tender të negociuar 97 mijë euro për dekorime, ngriten dyshime për favorizim të kompanisë fituese dhe keqpërdorim të fondeve

26/12/2025 - 15:30
në Lajme
A A
Prishtina dha tender të negociuar 97 mijë euro për dekorime, ngriten dyshime për favorizim të kompanisë fituese dhe keqpërdorim të fondeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës kishte dhënë një tender të negociuar në vlerë prej 97 mijë eurosh për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit, duke e shpallur fituese kompaninë “Te Fatosi” SH.P.K. Megjithatë, qytetarë të shumtë kanë shprehur pakënaqësi, duke thënë se dekorimi aktual është pothuajse identik me atë të vitit të kaluar. Por, tashmë ndaj komunës ka edhe një ankesë tjetër.

Një operator ekonomik ka paraqitur ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), duke ngritur dyshime serioze për shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik nga ana e Komunës së Prishtinës, për “Dekorimin e qytetit”.

Sipas ankesës Komuna e Prishtinës kishte iniciuar fillimisht procedurë të hapur prokurimi për dekorimet verore, dimërore dhe shënimin e datave me rëndësi.

Në këtë procedurë, ankuesi kishte ofruar çmimin më të ulët, në vlerë prej 93,340 euro, dhe më 26 nëntor 2025 ishte rekomanduar për lidhje të kontratës.

Megjithatë, pas një kërkese për rishqyrtim nga operatori tjetër pjesëmarrës, Autoriteti Kontraktues e kishte anuluar vendimin fillestar dhe e kishte kthyer lëndën në rivlerësim.

Pa përfunduar procedura e hapur dhe pa një vendim përfundimtar, Komuna e Prishtinës, më 10 dhjetor 2025, kishte iniciuar një procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë.

Akuzat për favorizim

Sipas ankesës, në këtë procedurë të negociuar ankuesi nuk ishte ftuar fare, ndërsa më 11 dhjetor 2025 Komuna kishte lidhur kontratë me operatorin tjetër ekonomik, “Te Fatosi” SH.P.K., në vlerë prej 97,057 euro, pra me çmim më të lartë se oferta e procedurës së hapur.

Operatori ankues pretendon se kjo mënyrë veprimi ka qenë jo transparente dhe në kundërshtim me ligjin, duke favorizuar një operator të caktuar ekonomik.

Në ankesë theksohet se procedura e negociuar është përdorur pa përmbushur kushtet ligjore për emergjencë ekstreme dhe pa dokumentacion justifikues, duke shkelur parimet e barazisë, konkurrencës së lirë dhe transparencës.

Po ashtu, ankuesi thotë se kërkesa e tij për rishqyrtim ishte refuzuar, ndërsa kërkesa për qasje në dokumente zyrtare, e parashtruar më 18 dhjetor 2025, nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Komuna.

Në ankesë përmenden shkelje të disa neneve të Ligjit për Prokurimin Publik dhe rregulloreve përkatëse.

“Veprimet e Autoritetit Kontraktues (AK), duke na përjashtuar nga pjesëmarrja në procedurën e negociuar dhe duke ftuar operatorë të tjerë të ndikuar nga fituesi i kontratës, kanë penguar konkurrencën reale. Kjo ka çuar në rrezikim të përdorimit efikas të fondeve publike, pasi kontrata ka mundur të lidhesh me operatorin më të favorshëm ekonomikisht dhe me kapacitete të dëshmuara për përfundimin e aktivitetit. Duke favorizuar OE “TE FATOSI” Sh.p.k., fondet publike nuk janë shfrytëzuar në mënyrë optimale, duke cenuar objektivat themelore të Nenit 1 të LPP“, thuhet aty.

Tender i ri, dekorime të njëjta

Fotot e dërguara në redaksinë e Insajderit tregojnë se shumë elemente dekoruese janë të njëjta me ato të përdorura një vit më parë, çka ka ngritur pikëpyetje për mungesën e risive, ndonëse është dhënë një kontratë e re.

Dekorimi i qytetit në këtë fundvit:

Ndërsa në foton tjetër mund të shihni dekorimin nga viti i kaluar.

Screenshot

Pse komuna dha tender me negocim për dekorim të kryeqytetit?

Komuna e Prishtinës, kishte mbetur vonë për nga dekorimet që do të duhej të vendoseshin në sheshet e kryeqytetit për shkak të festave të fundvitit. Një tender me procedurë të rregullt i ishte anuluar nga OSHP pasi ishin gjetur shkelje.

Më pas komuna dha kontratën me negocim.

Sipas njoftimit për vendimin e autoritetit kontraktues, të lëshuar nga Sektori i Prokurimit, kontrata mban titullin “Dekorimi i kryeqytetit për festat e fundvitit – Negociuar”, ndërsa procedura është zhvilluar pa konkurrencë të hapur, duke u ftuar drejtpërdrejt vetëm disa operatorë ekonomikë.

Në këtë proces, Komuna e Prishtinës kishte ftuar tri kompani për të paraqitur oferta:

  • “Te Fatosi” SH.P.K.
  • Adhurim Haraqia B.I.
  • BESA COMPANY SH.P.K.

Fituese e kontratës ishte shpallur kompania “Te Fatosi” SH.P.K., me ofertë të negociuar në vlerë 97 mijë euro.

Vendimi për dhënien e kontratës është marrë më 11 dhjetor 2025,

Komuna e Prishtinës akuzohej se edhe tenderin e vitit të kaluar për dekorim ia kishte përshtatur kompanisë “Te Fatosi”

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në media ishte raportuar për pezullimin e një tenderi të dyshimtë të Komunës së Prishtinës për dekorimin e kryeqytetit, ku një pjesë e madhe e dekoreve që janë kërkuar në specifika të dosjes së tenderit i ishin përshtatur kompanisë “Te Fatosi”.

Fillimisht tenderi ishte anuluar tenderi dhe rishpallje e tij për të shtuar kriter/kërkesë, ka ngjallur më pastaj dyshime e ankesa, pasi që dyshohej se kjo është bërë për t’ia përshtatur tenderin kompanisë “Te Fatosi”, të cilën me pastaj Komuna e Prishtinës e kishte shpallur fituese.

Mediat kishin raportuar se si dekoret që janë kërkuar më fotografi në dosje të tenderit, një pjesë e madhe e tyre gjendeshin minimalisht një (1) vit më herët në depon e kompanisë “Te Fatosi”./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
Kryesore

Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje

26/12/2025 - 18:19
Abdixhiku takon kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë: Diskutojnë sfidat me të cilat përballen besimtarët
Lajme

Abdixhiku takon kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë: Diskutojnë sfidat me të cilat përballen besimtarët

26/12/2025 - 17:47
Situata me energji elektrike në Kosovë, del me reagim KOSTT-i
Kryesore

Situata me energji elektrike në Kosovë, del me reagim KOSTT-i

26/12/2025 - 17:45
Zgjedhjet e së dielës, policia harton planin, inkurajon qytetarët të lajmërojnë çdo rast apo veprim të kundërligjshëm
Kryesore

Zgjedhjet e së dielës, policia harton planin, inkurajon qytetarët të lajmërojnë çdo rast apo veprim të kundërligjshëm

26/12/2025 - 17:43
PZAP dënon Vetëvendosjen me 6 mijë euro
Kryesore

PZAP dënon Vetëvendosjen me 6 mijë euro

26/12/2025 - 17:31
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të biseduar mbi përfundimin e luftës me Rusinë
Lajme

Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të biseduar mbi përfundimin e luftës me Rusinë

26/12/2025 - 17:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Super zbritje për fundvit në Emona Center

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë