Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

26/12/2025 - 17:27
në Lajme
A A
RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Komerciale e Kosovës- Dhomat e Shkallës së Dytë kanë marrë vendim përfundimtar dhe të formës së prerë, me të cilin e obligojnë Radio Televizioni i Kosovës që t’i paguajë shtëpisë prodhuese N.SH “Grand Media” qindra mijëra euro për shkak të shkëputjes së njëanshme dhe të kundërligjshme të kontratës për emisionin televiziv Kush do të bëhet Milioner.

Sipas aktgjykimit K.DH.SH.II.nr.1562/24, të datës 16 tetor 2025, kolegji gjyqësor i përbërë nga gjyqtarët Fisnik Nuli (kryetar), Ramush Bardiqi dhe Krenar Berisha ka aprovuar pjesërisht ankesën e paditësit dhe ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë, duke e rritur ndjeshëm detyrimin financiar të RTK-së.

Me këtë aktgjykim përfundimtar, që e ka parë Demokracia.com, RTK detyrohet t’i paguajë “Grand Media”-s: 340,808 euro në emër të dëmit të shkaktuar nga ndërprerja/shkëputja e njëanshme e kontratës; 32,933.54 euro për emisionet e prodhuara dhe të transmetuara, por të papaguara; 408,969.60 euro për 24 emisione të prodhuara, por të pa transmetuara, të cilat RTK i kishte refuzuar në mënyrë të njëanshme,

Në total, RTK është obliguar të paguajë 782,701.54 euro, si dhe 7,251.50 euro shpenzime të procedurës kontestimore, së bashku me kamatë ligjore që llogaritet nga data 28 maj 2014 deri në pagesën përfundimtare.

Gjykata: Shkëputje e njëanshme, pa respektuar kontratën

Në arsyetimin e aktgjykimit, Dhoma e Shkallës së Dytë ka konstatuar se RTK e ka ndërprerë bashkëpunimin pa paralajmërim, pa aneks-kontratë dhe në kundërshtim me nenin 14 të kontratës, i cili parashihte qartë procedurat dhe pasojat në rast ndërprerjeje.

Gjykata ka vlerësuar se vështirësitë financiare apo ndryshimet ligjore nuk e lirojnë RTK-në nga përgjegjësia kontraktuale, përderisa kontrata ishte në fuqi dhe nuk ishte shkëputur sipas formës së kërkuar ligjore.

Po ashtu, kolegji ka rrëzuar ankesën e RTK-së, e cila kërkonte që detyrimi të kufizohej vetëm në rreth 32 mijë euro, duke e cilësuar këtë pretendim si të pabazuar dhe në kundërshtim me provat financiare dhe ekspertizat e administruara.

Ky aktgjykim shënon përfundimin e një kontesti gjyqësor që kishte nisur para shumë viteve, dhe ndaj tij nuk lejohet ankesë e mëtejme, duke e bërë vendimin të ekzekutueshëm.

Emisioni “Kush do të bëhet Milioner”, i prodhuar nga “Grand Media” dhe i lidhur me producentin Enis Ujkani, ishte një nga formatet më të shikuara në RTK, ndërsa ky rast tashmë konsiderohet një precedent i rëndësishëm juridik për raportet kontraktuale mes transmetuesit publik dhe producentëve të jashtëm.

JU REKOMANDOJMË

Kurti e përdor për fushatë liberalizimin e vizave të ndodhur në vitin 2023
Ekonomi

Kurti e thotë edhe këtë: Ekonomia ishte si kerri në të parën, ne e kemi qitë në të tretën

26/12/2025 - 20:27
Forcat Speciale Shqiptare dhe të ShBA-së me ushtrim të përbashkët
Lajme

Forcat Speciale Shqiptare dhe të ShBA-së me ushtrim të përbashkët

26/12/2025 - 20:21
Rusia akuzon Ukrainën për pengimin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës
Lajme

Rusia akuzon Ukrainën për pengimin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës

26/12/2025 - 19:59
Ardhja e mërgimtarëve- Kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare
Lajme

Ardhja e mërgimtarëve- Kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare

26/12/2025 - 19:54
Vuçiq: SHBA e Turqia po e armatosin Kosovën
Lajme

Vuçiq: SHBA e Turqia po e armatosin Kosovën

26/12/2025 - 19:27
Ulutas pret në takim zyrtarin e KiE’së për vëzhgimin e zgjedhjeve, KFOR jep detaje
Kryesore

Ulutas pret në takim zyrtarin e KiE’së për vëzhgimin e zgjedhjeve, KFOR jep detaje

26/12/2025 - 18:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Super zbritje për fundvit në Emona Center

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë