Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhjet e së dielës, policia harton planin, inkurajon qytetarët të lajmërojnë çdo rast apo veprim të kundërligjshëm

26/12/2025 - 17:43
në Kryesore, Lajme
A A
Zgjedhjet e së dielës, policia harton planin, inkurajon qytetarët të lajmërojnë çdo rast apo veprim të kundërligjshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka hartuar dhe është në zbatim të urdhrit operativ “Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Policia njoftoi se në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës sot janë mbajtur dy takime zyrtare informuese dhe koordinuese lidhur me planifikimin, zbatimin dhe koordinimin e urdhrit operativ lidhur me procesin zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Takimi i parë u mbajt me drejtorë rajonalë dhe drejtorë të departamenteve të Policisë së Kosovës, ndërsa në takimin e dytë morën pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të institucioneve të tjera relevante ndërkombëtare, të cilat u njoftuan lidhur me përgatitjet dhe planifikimet policore për mbarëvajtje në aspektin e sigurisë të procesit zgjedhor dhe koordinimit ndërinstitucional, tha policia.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha foli rreth përgatitjeve të deritashme, rreth angazhimeve policore në procesin zgjedhor (fushatë), në aspektin e sigurisë.

“Ndër të tjera u potencua se procesi deri më sot ka qenë i qetë dhe pa incidente. Ndër të tjera, pos angazhimeve konkrete nga zyrtarë policorë në mbarëvajtje të procesit zgjedhor në aspekt të sigurisë, nga drejtori Hoxha, u kërkua nga të gjithë menaxherët rajonalë e ata qendrorë mbikëqyrje dhe porosi konkrete që policia të kryejë edhe këtë aktivitet, angazhim me profesionalizëm e integritet sa më të lartë”, u tha në njoftim.

Më pas nga Drejtoria për Planifikim dhe Vlerësim Operacional, u shpalos urdhri operativ, konkretisht detyrat, angazhimet, bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve brenda strukturës policore dhe me institucione tjera relevante.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, mbetet e përkushtuar në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme, me qëllim të garantimit të ushtrimit të lirë dhe demokratik të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët”.

Me këtë rast, Policia e Kosovës inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar apo veprim të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, përmes numrit emergjent 192, adresës elektronike [email protected] apo në stacionet policore më të afërta.

JU REKOMANDOJMË

Rrahman Rama kujton 24 marsin 1999: Moment vendimtar drejt lirisë së Kosovës

Rrahman Rama kujton 24 marsin 1999: Moment vendimtar drejt lirisë së Kosovës
24/03/2026 - 23:27

Deputeti nga Vushtrria, Rrahman Rama, ka përkujtuar 24 marsin e vitit 1999, duke e cilësuar këtë datë si një moment historik kur bota demokratike vendosi të mos heshtë...

Më shumëDetails

Gruda: VV-ja ka dëshiruar një president militant partiak

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
24/03/2026 - 22:54

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka drejtuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke e akuzuar se synon një president të kontrolluar politikisht dhe të...

Më shumëDetails

“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit

“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit
24/03/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se Vjosa Osmani do të bëhej presidente e Kosovës edhe pa votën e...

Më shumëDetails

Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
24/03/2026 - 22:51

Erjon Krasniqi nga Vushtrria ka arritur një sukses të rëndësishëm akademik, duke marrë titullin Doktor Shkence në fushën e Inxhinierisë Ndërtimore në Japoni, me nderime të larta nga...

Më shumëDetails

Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën
24/03/2026 - 22:42

“Kam raporte normale”, u përgjigj deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, kur u pyet se çfarë raportesh ka me kolegen e saj Doarsa Kica Xhelili. Kjo pyetje iu shtrua...

Më shumëDetails

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan
24/03/2026 - 22:20

Në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, familja Haradinaj mirëpriti sot në Gllogjan shefin e CIA-s për Ballkanin. Në një video të publikuar nga Indeksonline, shihet shefi i CIA-s...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë