Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, KQZ del me detaje

27/12/2025 - 21:20
në Kryesore, Lajme
A A
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, KQZ del me detaje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se ka përfunduar procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike të Kosovës.

Ai në konferencën e tretë për media rreth këtij procesi bëri me dije se, votimi në përfaqësitë diplomatike në SHBA dhe Kanada do të përfundojë pas mesnate, sipas kohës lokale në Kosovë.

Radoniqi deklaroi se procesi zgjedhor është zhvilluar pa pengesa dhe në përputhje me ligjin dhe procedurat.

“Ju njoftojmë se deri në këtë kohë ka përfunduar votimi në 25 përfaqësitë diplomatike në shtetet, si: Turqi, Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikë Çeke, Hungari dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas kohës lokale në Kosovë, në orën 01:00 pas mesnatës, do të përfundojë votimi në 4 përfaqësitë tjera, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Gjatë gjithë ditës së sotme, KQZ ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe nga zyrtarët e shërbimit votues u janë ofruar udhëzimet e nevojshme për zhvillimin e votimit sipas ligjit dhe procedurave”

“ Në përgjithësi, nga komunikimi i vazhdueshëm, procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë pengesë. Në emër të KQZ-së, falënderojmë shefat dhe stafin e misioneve diplomatike dhe anëtarët e Këshillave të Vendvotimit për angazhimin e tyre gjatë ditës së sotme. Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike ku është mbyllur votimi, por edhe nga të dhënat e orës 13:00 nga votimi në ShBA dhe Kanada, nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 81.29% apo 15,597 votues. Sipas procedurave, këto fletëvotime nuk do të numërohen në përfaqësi diplomatike, por gjatë ditëve në vazhdim do të sillen në Kosovë dhe numërimi i tyre do të bëhet në vendin tonë”, ka deklaruar Radoniqi.

Nga 19,187 votues të regjistruar në përfaqësitë diplomatike, kanë votuar 15,597 votues apo 81.29 për qind.

JU REKOMANDOJMË

Kurti s’ka përgjigje nëse e do Osmanin edhe një mandat në krye të shtetit: Do të ulem e do ta diskutoj me të
Kryesore

Kurti s’ka përgjigje nëse e do Osmanin edhe një mandat në krye të shtetit: Do të ulem e do ta diskutoj me të

27/12/2025 - 22:50
Rrahman Rama në Drenicë: Takova shokë të luftës e qytetarë që më dhanë mbështetje të madhe gjatë fushatës
Lajme

Rrahman Rama në Drenicë: Takova shokë të luftës e qytetarë që më dhanë mbështetje të madhe gjatë fushatës

27/12/2025 - 22:32
Syla: Zgjedhjet në Mitrovicë e Prishtinë vendimtare, Kurti të tjerat i konsideron të humbura
Lajme

Syla: Nesër me u vesh mirë, me u la, me dalë me votu – mos t’ia lajmë njerëzve që janë turistë për 12 ditë me zgjedhë kryeministrin

27/12/2025 - 22:21
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Lajme

“Qytetarët të mendojnë mirë për votën”, Haxhiu: Nëse janë të bindur që kjo votë është e duhur, le të na kursejnë prej vuajtjeve….

27/12/2025 - 22:09
Përfundon procesi i votimit në Ambasadën në Berlin, deklarohet ambasadori Ajeti
Kryesore

Përfundon procesi i votimit në Ambasadën në Berlin, deklarohet ambasadori Ajeti

27/12/2025 - 21:51
“Kam frikë që tensionet do vazhdojnë, që dallimet në përqindje nuk do të jenë aq të mëdha”,  Dukagjin Gorani
Lajme

“Kam frikë që tensionet do vazhdojnë, që dallimet në përqindje nuk do të jenë aq të mëdha”, Dukagjin Gorani

27/12/2025 - 21:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Oj silikone, oj botokse”/ Debat i ashpër mes Shkurtës dhe Xhenetës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • U sanksionua nga Trumpi: Si e pësoi ish-gjykatësi i Gjykatës Speciale?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Qytetari në Veri kërcënohet me jetë nga një numër i huaj pas hapjes së pompës së derivateve

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gazetari Gashi bën pjesë të dhjetëshes së VV-Guxo 105-shin Tafil Peci

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë