Kandidati për deputet, Tafil Peci Boletini, ka kryer obligimin e tij qytetar duke marrë pjesë në votim.
Ai ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin demokratik dhe ka bërë apel që të gjithë qytetarët të dalin në këtë ditë të shenjtë të demokracisë.
Peci u shpreh se secili qytetar ka përgjegjësi për të kontribuar në vendimmarrjen e vendit dhe se vota është mënyra më e drejtpërdrejtë për të ndikuar në të ardhmen e vendit në përgjithësi.












