Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas rezultatit të djeshëm. Ky reagim vjen pasi partia e Fatmir Limajt mori 1.71% apo 15 mijë vota në nivel vendi.
Shala ka thënë se një gjë mbetet e pandryshuar: : ne e bëmë këtë rrugë drejt, me nder dhe me përgjegjësi.
Më tutje, Shala Shkruan se Nisma kërkoi bashkim, por ky bashkim nuk u arrit.
“Jo sepse ishte i gabuar, por sepse ende nuk u kuptua plotësisht sa i domosdoshëm është. Sot po shihet qartë ajo që e kemi thënë që nga fillimi: Pa një rreshtim të vërtetë të forcave që ndajnë të njëjtin vizion për shtetin, ndryshimi mbetet i vështirë”, shkruan ndër të tjera ai.













