Lëvizja Vetëvendosje shënoi dje fitore të thellë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke dalë bindshëm partia e parë me afër 50% të votave.
E humbjen më të thellë e shënoi dje Lidhja Demokratike e Lumir Abdizhikut që humbi 5 mandate krahasuar më 9 shkurtin e këtij viti.
Por si doli rezultati në fshatin Bradash të Podujevës, vendlindja e Agim Veliut, i cili nuk u përfshi as kësaj radhe në listën e LDK-së.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në Bradash ka fituar bindshëm LVV ku ka marrë 55.69% të votave, pasuar nga LDK me 24.31%, raporton Gazeta Online Veriu.info.













