Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DnV: Diskursi politik gjatë fushatës ka qenë përgjithësisht më i moderuar krahasuar me proceset e kaluara zgjedhore

30/12/2025 - 17:25
në Kryesore, Lajme
A A
DnV: Diskursi politik gjatë fushatës ka qenë përgjithësisht më i moderuar krahasuar me proceset e kaluara zgjedhore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim  ka dalë me një deklaratë preliminare me gjetjet kryesore për procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Në këtë deklaratë thuhet se zgjedhjet janë zhvilluar përgjithësisht në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe konkurruese.

“Koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim (DnV), vlerëson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 janë zhvilluar përgjithësisht në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe konkurruese. Administrimi i përgjithshëm i procesit zgjedhor ka qenë funksional, ndonëse i shoqëruar me sfida të natyrës institucionale, procedurale dhe politike, të cilat në disa raste kanë ndikuar në cilësinë dhe perceptimin publik të procesit.”

DnV thotë se procesi i votimit është zhvilluar kryesisht në një atmosferë të qetë dhe demokratike dhe se dalja e votuesve ka qenë relativisht e lartë.

“Procesi i votimit gjatë Ditës së Zgjedhjeve është zhvilluar kryesisht në një atmosferë të qetë dhe demokratike, pa incidente serioze të sigurisë që do të mund të cenonin integritetin e zgjedhjeve. Dalja e votuesve ka qenë relativisht e lartë, ndërsa shumica e parregullsive të evidentuara nga vëzhguesit e DnV- së kanë qenë të karakterit procedural dhe nuk kanë ndikuar në rezultatin e përgjithshëm të procesit zgjedhor.”

DnV ka përmendur edhe refuzimin për certifikimin e Listës Serbe.

“Procesi i certifikimit të subjekteve politike u shoqërua sërish me vendime të kundërligjshme nga KQZ. Refuzimi fillestar për certifikimin e Listës Serbe, pavarësisht përmbushjes së kritereve ligjore, u korrigjua vetëm pas ndërhyrjes së Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykatës Supreme. Ky rast dëshmoi ndikimin e konsideratave politike mbi vendimmarrjen administrative dhe cenoi besimin në pavarësinë institucionale të KQZ-së.”

Sa i përket fushatës, koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve vlerëson se është zhvilluar në ambient të qetë dhe pa incidente serioze.

“Fushata zgjedhore është zhvilluar në një ambient të qetë dhe pa incidente serioze të sigurisë, por është karakterizuar nga nivel i zbehtë i entuziazmit qytetar dhe pjesëmarrje e pabarabartë e qytetarëve në aktivitetet zgjedhore. Fushata ka qenë dukshëm e personalizuar dhe e centralizuar rreth liderëve partiakë, duke kufizuar rolin dhe paraqitjen programore të kandidatëve për deputetë.”

Tutje thuhet se “diskursi politik gjatë fushatës zgjedhore ka qenë përgjithësisht më i moderuar krahasuar me proceset e kaluara zgjedhore”.

“PZAP ka trajtuar një numër relativisht të kufizuar ankesash dhe nuk është evidentuar asnjë rast i sanksionuar për përdorim të gjuhës nxitëse apo të urrejtjes. Megjithatë, janë shqiptuar gjoba të konsiderueshme për shkelje të rregullave të fushatës, veçanërisht për vendosje të materialeve zgjedhore në hapësira publike dhe përdorim të burimeve publike për qëllime elektorale.”

“Votimi jashtë vendit ka qenë një nga segmentet më të ndjeshme të këtyre zgjedhjeve. Ndryshimet ligjore kanë zgjeruar format e votimit për diasporën, përfshirë votimin fizik në përfaqësitë diplomatike dhe votimin me postë. Interesimi i votuesve jashtë Kosovës ka qenë i lartë, veçanërisht në votimin në ambasada, ku është shënuar një dalje mbi 84%. Megjithatë, procesi i votimit me postë është shoqëruar me sfida logjistike dhe shqetësime mbi sigurinë dhe mbikëqyrjen institucionale.”

JU REKOMANDOJMË

Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)
25/03/2026 - 20:12

Njësiti anti-drogë i Policisë së Kosovës sot ka zhvilluar një aksion, ku si rezultat janë arrestuar 2 persona. Veriu.info mëson se aksioni është zhvilluar në disa lokalitete njëherësh,...

Më shumëDetails

Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen mijëra produkte

Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen mijëra produkte
25/03/2026 - 20:09

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me zbulimin e një rasti të kontrabandës së mallrave. Njësia e Task-Forcës, e përbërë...

Më shumëDetails

Abdixhiku: E respektojmë aktgjykimin, përgjegjësia kryesore mbetet te shumica parlamentare

Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
25/03/2026 - 20:02

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykata Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një vendim që sjell qartësi në një moment...

Më shumëDetails

Mustafa: Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veç pse po do një parti

Bardhi: Mazhoranca na ka shpallur luftë dhe ne do i përgjigjemi në mënyrë proporcionale
25/03/2026 - 19:58

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit. Mustafa deklaroi se vendi nuk duhet...

Më shumëDetails

Sallahu: Kur e rrëzuam qeverinë Hoti isha i lumtur, por tash edhe më krenar që rrezuam dekretin e Osmanit

Sallahu: Kur e rrëzuam qeverinë Hoti isha i lumtur, por tash edhe më krenar që rrezuam dekretin e Osmanit
25/03/2026 - 19:31

Këshilltari i Kurtit, Blerim Sallahu, është shprehur edhe më krenar se sa kur u rrezua qeveria Hoti, me aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, që ia dha edhe...

Më shumëDetails

Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca

Presidenca reagon pas anulimit të festivalit Sunny Hill nga Prishtina
25/03/2026 - 19:27

Egnesa Vitia, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas publikimi të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e presidentit dhe dekretin e Osmanit për shpërndarjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë