Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

NISMA s’do ta kalojë pragun, vjen reagimi i parë i Limajt: Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, çdo votë është amanet

31/12/2025 - 10:30
në Lajme
A A
NISMA s’do ta kalojë pragun, vjen reagimi i parë i Limajt: Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, çdo votë është amanet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në një deklaratë në Facebook ka falënderuar votuesit e tij, ndërsa tha se rruga që ka ndjekur ka qenë “e drejtë”.

Me rezultatet aktuale, Nisma e Limajt s’arriti të kalojë pragun për t’u bërë pjesë e Parlamentit, raporton Gazeta Express.

Ai tha se “kjo garë u zhvillua në rrethana të veçanta dhe me një mobilizim të jashtëzakonshëm” dhe tha se viti i ardhshëm do të ketë më shumë punë për partinë e tij.

“Çdo votë është amanet. Çdo përkrahës është forcë. Kjo është një etapë që na obligon të jemi edhe më të përgatitur. Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, por forcohet”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës, miq, përkrahës dhe bashkudhëtarë të kësaj rruge,

Në këtë fundvit, ju falënderoj nga zemra për çdo votë, për çdo mbështetje dhe për çdo rreshtim të ndershëm në këtë rrugë që e bëmë bashkë.

Kjo nuk ka qenë një rrugë e lehtë.

Por ka qenë e drejtë.

Dhe ajo që ka më shumë vlerë se çdo rezultat është fakti se kemi qëndruar drejt, me kokën lart dhe me besim në atë që përfaqësojmë.

Kjo garë u zhvillua në rrethana të veçanta dhe me një mobilizim të jashtëzakonshëm.

Por përtej çdo shifre, ajo që mbetet është mbështetja juaj dhe bindja jonë se kjo rrugë ka kuptim dhe vazhdimësi.

Teksa mbyllim një vit të vështirë dhe hyjmë në një vit të ri, dua ta them qartë: viti që vjen na pret me punë, me organizim dhe me përgjegjësi edhe më të madhe.

Na pret me përkushtim dhe me ecje të sigurt drejt qëllimeve tona.

Ne mbetemi të bindur se Kosova ecën përpara vetëm me bashkim, me pjekuri dhe me një vizion të qartë për të ardhmen.

Prandaj, nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën.

Çdo votë është amanet.

Çdo përkrahës është forcë.

Kjo është një etapë që na obligon të jemi edhe më të përgatitur.

Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, por forcohet.

Ju uroj shëndet, paqe dhe mbarësi në familjet tuaja.

Ju uroj një Vit të Ri me shpresë, energji të re dhe besim në Kosovën tonë.

Ne vazhdojmë. Bashkë.

Me vendosmëri!

Gëzuar Vitin e Ri!

JU REKOMANDOJMË

“Analfabete; komisar”: Rron Gjinovci dhe Janina Ymeri e LDK-së i “mëshojnë” njëri-tjetrit nga distanca
Lajme

“Analfabete; komisar”: Rron Gjinovci dhe Janina Ymeri e LDK-së i “mëshojnë” njëri-tjetrit nga distanca

31/12/2025 - 13:24
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rreth 1000
Kryesore

Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rreth 1000

31/12/2025 - 13:14
Përdorën urën në Mitrovicë, Ministritë e Aeroportin për fushatë: Supremja lë në fuqi gjobën e PZAP-së për VV-në
Lajme

Përdorën urën në Mitrovicë, Ministritë e Aeroportin për fushatë: Supremja lë në fuqi gjobën e PZAP-së për VV-në

31/12/2025 - 13:11
Ylli i hitit ‘Prej veriut sot u ula’ lë prapa me vota shumë figura aktive të VV-së
Lajme

Ylli i hitit ‘Prej veriut sot u ula’ lë prapa me vota shumë figura aktive të VV-së

31/12/2025 - 12:38
Kompleksi “Dijari Ekskluzive” në Vushtrri vendi ideal që të bëheni me banesë
Lajme

Kompleksi “Dijari Ekskluzive” në Vushtrri vendi ideal që të bëheni me banesë

31/12/2025 - 12:22
Shtatë komuna mund të mbesin pa rrymë për festë
Kryesore

Shtatë komuna mund të mbesin pa rrymë për festë

31/12/2025 - 12:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Më të votuarit në LDK pas numërimit të mbi 60% të votave

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Jep dorëheqje kryetari i degës së PDK-së

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë