Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përdorën urën në Mitrovicë, Ministritë e Aeroportin për fushatë: Supremja lë në fuqi gjobën e PZAP-së për VV-në

31/12/2025 - 13:11
në Lajme
A A
Përdorën urën në Mitrovicë, Ministritë e Aeroportin për fushatë: Supremja lë në fuqi gjobën e PZAP-së për VV-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Figura të Vetëvendosjes, kanë shfrytëzuar hapësirat publike me qëllim të përfitimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Për këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ishte ankuar dhe Vetëevendosje është dënuar me gjovë.

Më pas, kjo parti është ankuar në Gjykatën Supreme, për ankesën që LDK e ka bërë në adresë të saj, por Supremja e ka refuzuar si ‘të pathemeltë ankesën e VV-së’ dhe e detyron këtë subjekt ta pabuajë shumën prej 6 mijë eurosh në një afat Brenda 15 ditësh.

Njoftimi i plotë:

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e subjektit politik: Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, (PZAP).

Kundër vendimit të PZAP-së, LVV ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme.

“Gjykata vlerësoi pretendimet ankimore të subjektit politik, përkitazi me shkeljen e supozuar të nenit 36 të Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, dënimin me gjobë të shqiptuar dhe interpretimin e PZAP-së lidhur me përdorimin e pasurisë publike dhe pjesëmarrjen e zyrtarëve publikë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, mirëpo këto pretendime i refuzoi si të pathemelta dhe jo të qëndrueshme” – thuhet në njoftim.

Gjykata duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, lidhur me dënimin me gjobë të shqiptuar ndaj subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

PZAP, vendimin e atakuar e bazon në prova konkrete, të qarta dhe ekzistuese, pasi që gjatë shqyrtimit të provave gjegjësisht nga hulumtimi dhe verifikimi në llogarinë e rrjetit social Facebook, PZAP ka vërtetuar faktin se kandidatët e subjektit politik ankues: Arbërie Nagavci, Hysen Durmishi, Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Ceko, kanë promovuar aktivitetet e tyre gjatë fushatës zgjedhore, duke shfaqur logon dhe numrin zgjedhor të subjektit politik lëvizja Vetëvendosje, në hapësirat publike, përkatësisht në: Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës si dhe Urën në Mitrovicë.

Gjykatë konstatoi se në këtë çështje juridike, gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe nuk është shkelur ligji në dëm të parashtruesit të ankesës.

JU REKOMANDOJMË

Alarm për tenderët e KEK-ut: U hetuan mbi 200 milionë euro kontrata, 30 milionë nën dyshime për manipulim

Alarm për tenderët e KEK-ut: U hetuan mbi 200 milionë euro kontrata, 30 milionë nën dyshime për manipulim
02/05/2026 - 01:51

Autoriteti i Konkurrencës ka monitoruar tenderë të KEK-ut në vlerë mbi 200 milionë euro, pas dyshimeve se kompani të ndryshme mund të jenë koordinuar fshehurazi për ndarjen e...

Më shumëDetails

Ky do të jetë moti në fundjavë

Ky do të jetë moti në fundjavë
02/05/2026 - 01:48

Nesër do të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me diell. Vranësirat do të jenë kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të cilat do të shoqërohen me...

Më shumëDetails

E rëndë në Itali, shqiptari aksidentohet në kantierin e ndërtimit, vdes pas tre ditësh në spital – E goditi mikseri i betonierës

E rëndë në Itali, shqiptari aksidentohet në kantierin e ndërtimit, vdes pas tre ditësh në spital – E goditi mikseri i betonierës
02/05/2026 - 01:45

Një punëtor shqiptar është aksidentuar në kantierin e ndërtimit teksa po punonte me një betoniere në zonën e Firences, më 27 prill. Ngjarja ndodhi në Castelfiorentino të Empolit,...

Më shumëDetails

Trump: Do të preferoja të mos e “shpërtheja Iranin në erë”

Trump: Putini mund të jetë duke ndihmuar Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit
01/05/2026 - 22:50

SHBA ka dy zgjedhje për Iranin: “A duam të shkojmë dhe t’i godasim fort dhe t’i përfundojmë përgjithmonë, apo duam të përpiqemi të bëjmë një marrëveshje?” Kështu është...

Më shumëDetails

“Grupi i WhatsApp-it dëshmon se LVV kishte agjendë partiake për import të energjisë“

Kosova më 2023 importoi rrymë rreth 116 milionë euro, bleu nga Maqedonia, Sllovenia e Serbia
01/05/2026 - 22:48

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thënë se kjo qeveri kishte agjendë partiake për sa më shumë import të energjisë elektrike. Sipas...

Më shumëDetails

Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, Kurti: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA’së

Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, Kurti: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA’së
01/05/2026 - 22:12

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rezolutën e paraqitur nga kongresistë amerikanë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Në postimin e tij...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet ish- këshilltari i Kurtit, shkak statuset në Facebook për një imam të BIK-ut

    Arrestohet ish- këshilltari i Kurtit, shkak statuset në Facebook për një imam të BIK-ut

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • E rëndë: Kjo ësht 43-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës në Piranë të Prizrenit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kurti për ngushëllime në Zhabar, mungon kryetari Peci dhe drejtorët komunal nga GUXO

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë