Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Analfabete; komisar”: Rron Gjinovci dhe Janina Ymeri e LDK-së i “mëshojnë” njëri-tjetrit nga distanca

31/12/2025 - 13:24
në Lajme
A A
“Analfabete; komisar”: Rron Gjinovci dhe Janina Ymeri e LDK-së i “mëshojnë” njëri-tjetrit nga distanca
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rron Gjinovci, analist, dhe Janina Ymeri, kandidate e LDK-së për deputete, janë përfshirë në një polemikë nga distanca. Ata nuk kanë kursyer fjalët për njeri-tjetrin, duke përdorur terme fshikëlluese. Si erdhi deri këtu?

Gjithcka nisi kur Gjinovci e komentoi një deklaratë të Ymerit, e cila shkroi pas humbjes së LDK-së në zgjedhje dhe fitores dërrmuese të VV-së. Para se të citojmë deklaratën e Gjinovcit, së pari, cka shkroi Ymeri e LDK-së?

Në fakt, Gjinovci komentoi një pjesë të shkrimit të Ymerit, e cila pretendoi se “populli e don parën pa punu”.

“Ka fol me rrymë, me Martina, hajni tenderesh por bindshëm, se ky popull e don parën pa punu, ka fol mbrëmë.

Kjo tregon edhe per mentalitetin tone edhe elektorati ka cdo te drejte në përzgjedhje.

Pra, vendi ka vendos me përzanë rininë e vet, duke duartrokit Albin Kurtin e marr 100 Euro disa here vit.

E rëndësishme është ta dish se ku po reshtohesh, kë po duartrokit e për çfarë Kosove po punon, për një njeri që është kunder vendit të tij edhe e largon rininë si Albini apo për Kosovën” – shkroi Ymeri, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.

Gjinovci shkroi pikërisht për këtë pjesë të statusit të Ymerit.

“Majani në men ftyrën dhe emrin kur t’vijnë zgjedhjet e ardhshme. Doli në publik dhe mendoi se fiton tu keqinformu. Tash populli i ka fajet” – shkroi shkurtimisht Gjinovci.

Në kundërpërgjigjen e saj, Ymeri shkroi gjatë, duke e quajtur Gjinovcin “ekstremist të majtë”.

“Ne thelb, këta janë beleshxhi e dembela qe e kane punën alergji e maskohen si “intelektuale” me retorike sofiste e broçkulla trockistë.

Po realitetin ekonomik e social punon me ligjin e gravitetit dhe nuk mundet me riciklime te parullave nga revolucionet e dështuara ne histori. Është çështje kohe po përfundimi ka me qene si kudo ku ka qene ne pushtet e majta ekstreme” – shkroi Ymeri.

Edhe Gjinovci e shkroi një kundërpërgjigje të gjatë në kundërpërgjigjen, po ashtu, të gjatë të Ymerit.

“Me këtë reagim profesionistja ma dëshmoi se është nji analfa si shumica e atyne që dalin në televizor në Kosovë. Kish marrë me shkru në standard po kish probleme thelbësore në sintaksë e morfologji…

Mandej vazhdoi tu thanë që në Kosovë pushteti udhëhiqet nga nji ideologji e ekstremit të majtë. Po të ishte pushteti i udhëhequn prej ideologjisë së ekstremit të majtë, bankat nuk kishin dalë me fitim këto 5 vjetët e fundit, as s’kishte me kenë Kosova ndër të rrallat vende pa tatim në dividentë. A e shihni si nuk arrin me identifiku gabimin logjik të fjalive që përdor. Kjo është saktësisht çka analfabeti funksional ban zakonisht” – shkroi Gjinovci.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë