Marina amerikane thotë se aeroplanmbajtësja USS Ronald Reagan po shkon drejt një pjese të oqeanit që përfshin ujërat në juglindje të Tajvanit.
“USS Ronald Reagan dhe grupi i saj i sulmit janë duke përshkuar ujërat në Detin Filipine duke vazhduar operacionet normale, të planifikuara si pjesë e patrullës së saj rutinë në mbështetje të një Indo-Paqësori të lirë dhe të hapur”, tha të enjten një zëdhënës i marinës, shkruan BBC.
Ky njoftim vjen pas lajmit që Kina lëshoi raketa balistike rreth Tajvanit dhe stërvitjeve ushtarake që ka nisur pas vizitës së politikanes amerikane, Nancy Pelosi.












