Mbrëmë Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar festën e fitores së zgjedhjeve të 28 dhjetor.
Të pranishëm në festë ishin mijëra aktivistë të VV-së, ku atyre me fjalë falenderuese ju drejtuar lideri i tyre, Albin Kurti.
“Një natë feste pas një fitoreje historike me mbi gjysmën e votave anembanë Republikës. Së bashku me mbështetës e përkrahës, në një atmosferë plot energji, muzikë dhe gëzim. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj nate të veçantë”, thuhet në postimin e VV-së për këtë aktivitet festiv e falenderues ndaj pëkrahësve e aktivistëve.
Mirëpo, ky postim nuk ka mbetur edhe pa reagime, ku aktivistët kanë dhënë kritika ndaj kandidatëve për deputet.
Një aktivistë nga mërgata ka kritikuar mungesën e kandidatëve për deputet në këtë festë, duke theksuar se edhe ata që morën pjesë nuk i pershendetën e as nuk komunikuan me aktivistët e pranishëm.
“Festa e fitores duhet të jetë moment afrimi me qytetarët, jo distancimi prej tyre. Mbrëmë, për fat të keq, mungesa e kandidatëve për deputetë ishte shumë e theksuar. Prania e tyre ishte minimale dhe nuk pati asnjë përshëndetje apo komunikim me njerëzit që kanë kontribuar me vite për këtë fitore. I vetmi që u pa mes qytetarëve, që përshëndeti dhe bëri foto me të ftuarit, ishte Albin Kurti . Të tjerët pothuajse mungonin. Kur qytetarët janë gjithmonë aty për Lëvizjen, është e drejtë të pyesim: pse Lëvizja nuk ishte aty për qytetarët në natën e fitores? Ky nuk është sulm, por zhgënjim i sinqertë!!!”, thuhet në komentin e bërë nga Florim Asllani, përkrahës i VV-së nga mërgata.












