Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri: LDK nuk arriti t’i kapitalizojë në mënyrën më të mirë zgjedhjet përballë popullizmit të paparë ndonjëherë, presionit e frikës së mbjellur

31/12/2025 - 18:34
në Kryesore, Lajme
A A
A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke theksuar se viti 2025 do të mbahet mend si vit zgjedhor, me tri procese zgjedhore dhe katër herë dalje në votime. Ai ka deklaruar se, ndonëse pritjet ishin më të mëdha, LDK nuk arriti t’i kapitalizojë zgjedhjet në mënyrën më të mirë, duke përmendur si faktorë popullizmin, presionin dhe frikën e mbjellë gjatë fushatës.

Haziri ka theksuar se LDK ka dalluar gjithmonë nga partitë e tjera për qasjen e saj, duke promovuar paqen, bashkëpunimin dhe normalitetin politik, edhe në rrethana të vështira.

Ai ka bërë thirrje për reflektim të thellë brenda partisë, duke vlerësuar se pragmatizmi, i cili sipas tij ka qenë sinonim i LDK-së, është zbehur, shqetësim që thotë se e ka shprehur edhe më herët publikisht.

Pavarësisht rezultatit të pafavorshëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Haziri ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë ndaj LDK-së, duke e cilësuar partinë si shtëpi të përbashkët që ka dhënë dije, përkushtim dhe shpresë për Republikën. Ai ka kujtuar trashëgiminë politike të Ibrahim Rugovës, duke theksuar se LDK mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të tolerancës dhe respektit, ndërsa ka uruar që viti 2026 të jetë më i mirë për të gjithë qytetarët.

Reagimi i plotë:

Të dashur bashkëvendas, qytetarë të Republikës e bashkatdhetarë,
2025-ta do të mbahet mend si vit i zgjedhjeve, pasi kaluam tre procese zgjedhore dhe katër herë votuam.

Ndonëse pritjet ishin tjera, LDK nuk arriti t’i kapitalizojë në mënyrën më të mirë zgjedhjet e 28 dhjetorit, përballë popullizmit të paparë ndonjëherë, presionit e frikës së mbjellur.

LDK ka dalluar gjithmonë prej të tjerëve. Edhe kur armiqtë thërrisnin për luftë, ne ftuam për paqe; kur rivalët ju ftonin në garën e pështymës, ne ftuam për bashkëpunim; kur të tjerët ju braktisën, ne qëndruam me ju, sepse masat qytetare duhet të udhëhiqen drejt normalitetit, e jo në errësirën politike.

Sot është koha e fundit për reflektim të thellë. Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi. Ky ishte edhe shqetësimi im, të cilin e kam shpërfaqur publikisht disa herë. Mos kërko vullnet të mirë aty ku nuk ka e nuk gjen!

Unë e njoh mirë LDK-në sepse për 36 vite më ka dhënë idealet për kombin, besim në Republikën, dashni e përkushtim.

Edhe në ditët më të mira e edhe në ditët më të rënda, unë i qëndrova besnik partisë që Republikës i dha formë, besim e shpresë.

I tillë do të vazhdoj të jem gjithmonë, sepse jam rritur afër njerëzve që përmes librave na mësuan se si duhet atdheu.

LDK mbetet gjithmonë shtëpi e përbashkët, mbetet parti që jep dije, përkushtim e dashni, sepse atdheu ynë është mbi të gjithë dhe mbi gjithçka.

Mbi të gjitha, Ibrahim Rugova, prijësi ynë i urtë e i butë, na ka mësuar që ta duam dhe ta ruajmë njëri-tjetrin edhe në dallime. Na e ka dhënë mësimin e madh që të mos marrim pjesë në garën e pështymës dhe rivalët politikë të mos i konsiderojmë kurrë armiq.

Ndonëse LDK doli me këtë rezultat të pafavorshëm, unë gjej rastin që t’ju falënderoj nga fundi i zemrës të gjithëve për kaq besim sa na keni dhënë.

Ndërkaq, në prag të ndërrimit të motmoteve, uroj nga zemra që 2026-ta të jetë vit më i mirë për të gjithë, që të keni harmoni e dashni në familjet tuaja.

P.S. Unë e familja ime do ta mbajmë në zemër humbjen më të madhe që pësuam, pas ndarjes nga jeta të vëllait tonë Bedrës. Nëna ime humbi djalin e dashur, Arti e Olti babain, por kujtimet e buzëqeshja e tij do të na mbajnë përgjithmonë.

JU REKOMANDOJMË

Pas Konjufcës, edhe Kurti bën fushatë me ‘pseudogazetarin’ që e quajti Osmanin ‘frizerkë’

Pas Konjufcës, edhe Kurti bën fushatë me ‘pseudogazetarin’ që e quajti Osmanin ‘frizerkë’
24/05/2026 - 14:45

Gjatë një tubimi të mbajtur javën e kaluar në Ferizaj, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, përdori termin “frizerkë”, duke nxitur reagime të shumta në opinion, pasi...

Më shumëDetails

Rama e paralajmëron Parkun Memorial dhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”: Buxheti është nda, punimet nisin shpejt

Rama e paralajmëron Parkun Memorial dhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”: Buxheti është nda, punimet nisin shpejt
24/05/2026 - 14:37

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se është ndarë buxheti për ndërtimin e Parkut Memorial dhe Bibliotekës Presidenciale “Ibrahim Rugova”, në Velani të Prishtinës. Rama shkruan se  “projekti...

Më shumëDetails

Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron

Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron
24/05/2026 - 14:24

Brigitte Macron dhe bashkëshorti i saj, Emmanuel Macron, janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të librit “Un Couple (Presque) Parfait”, një biografi e re nga gazetari...

Më shumëDetails

Kurti diskuton me studentë shqiptarë në Zvicër, ua tregon planin për themelimin e pesë gjimnazeve të specializura

Kurti diskuton me studentë shqiptarë në Zvicër, ua tregon planin për themelimin e pesë gjimnazeve të specializura
24/05/2026 - 14:05

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë momente nga diskutimi i tij me studentë shqiptarë në Zvicër, nga ku u shpreh se forma më e lartë e patriotizmit...

Më shumëDetails

Bardhyl Hasanpapaj: Bashkohuni me LDK-në për punë të mirë e të mbarë

Bardhyl Hasanpapaj: Bashkohuni me LDK-në për punë të mirë e të mbarë
24/05/2026 - 14:01

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, fton qytetarët t’i bashkohen Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar angazhimin për punë të mirë e të mbarë. “Lërini ata që...

Më shumëDetails

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën
24/05/2026 - 13:45

Në Ditën e Presidentit, më 24 maj, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën historike të Presidentit Ibrahim Rugova dhe trashëgiminë e tij...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Fc Vushtrria në superligë, ardhja e Rrahman Ramës në krye të klubit solli suksesin kulmor

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë