Tashmë numërimi i votave po shkon drejt fundit, pasi që janë numëruar 90.14 për qind.
Dy befasitë e PDK-së, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda po vazhdojnë të qëndrojnë në krye të listës, menjëherë pas Bedri Hamzës, i cili ka marrë 141 mijë vota.
Arian Tahiri ka marrë deri tani 62,867 vota, ndërsa Perparim Gruda 57,720 vota.
Ndërsa i katërti është Uran Ismaili me 46,915 vota.
Pesëshja më e votuar të PDK-së përmbyllet me Sala Jasharin, e cila ka marrë 42 mijë e 413 vota.













