Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Sikur e ndjente që do të ishte takimi i fundit”- Djali i rreshterit Afrim Bunjaku rrëfen çastet e fundit me babain e tij

02/01/2026 - 10:50
në Kryesore, Lajme
A A
“Sikur e ndjente që do të ishte takimi i fundit”- Djali i rreshterit Afrim Bunjaku rrëfen çastet e fundit me babain e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mëngjesin e 24 shtatorit të 2023-tes, Kosova u trondit me një ngjarje tragjike ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, në një sulm nga një grup i organizuar terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Polici Afrim Bunjaku ra dëshmor në krye të detyrës gjatë një sulmi të armatosur nga serbët në veri të vendit, teksa po përmbushte misionin e tij për mbrojtjen e rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve.

Rënia e tij nuk la pas vetëm dhimbje kombëtare, por një plagë të thellë në zemrën e familjes, veçanërisht të djali i tij, Jetlum Bunjaku i cili për herë të parë në një intervistë për “Front Online” rrëfen publikisht momentet e fundit me babanë dhe çastin kur jeta e tij ndryshoi përgjithmonë.

Dita e fundit e jetës së policit Afrim Bunjaku nisi si çdo ditë tjetër pune, me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj uniformës që e kishte veshur për vite me radhë.

Askush nuk e dinte se ajo do të ishte dita e fundit e tij, për familjen ajo mbeti dita më e dhimbshme, ndërsa për Kosovën dita kur humbi një nga mbrojtësit e saj.

Më 23 shtator, një ditë para ngjarjes tragjike ishte vetë Jetlumi ai që e përcolli babanë drejt detyrës së tij.

“Një ditë para ngjarjes, me datën 23 shtator, e dërgova për në punë me veturën tonë personale nga fshati ku jetojmë, fshati Samadrexhë, deri te pompa e derivateve Elan Petrol- Pestovë, ku isha edhe i punësuar. Pastaj vazhdoi rrugën me veturën e kolegëve të tij për në stacionin në Vushtrri dhe për të vazhduar rrugën me veturën zyrtare për në veri”, shpjegoi Bunjaku.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë kujtim është ndjenja se Afrim Bunjaku sikur e kishte parandjerë lamtumirën e fundit.

“Gjatë rrugës për në punë, sikur e ndjente që do të ishte takimi i fundit gjatë gjithë rrugës duke më folur dhe këshilluar”, rrëfeu Jetlum Bunjaku.

Jetlumi ka rrëfyer momentin e lajmit që babai i tij ra dëshmor.

“Ditën tjetër pritja që t’ia dorëzoja veturën dhe të filloja orarin e punës në pompën ku punoja, në orën 7:30 të mëngjesit. Dëgjova një zhurmë jashtë shtëpisë, shtëpia ishte e rrethuar me polici dhe familjarë. Aty mora lajmin se babai im ra dëshmor”, ka thënë Bunjaku.

Djali i dëshmorit Afrim Bunjaku: Emri i babait tim ka qenë dhe mbetet krenaria ime më e madhe

Në një rrëfim të mbushur me emocione, djali i dëshmorit, Afrim Bunjaku, Jetlumi e përshkruan babain e tij jo vetëm si hero të Kosovës, por mbi të gjitha si baba të përkushtuar, njeri të qetë dhe shembull dashurie e ndershmërie.

Sipas tij, emri i babait kishte qenë gjithmonë burim krenarie, pasi gjatë gjithë jetës njihej dhe respektohej si djali i Afrim Bunjakut.

Ai rrëfen se këshillat e babait kanë qenë të vazhdueshme duke e inkurajuar që të mos heqë dorë nga shkollimi.

“Babain tim e kujtoj si njeri të qetë dhe të dashur, jo vetëm për familjen, por edhe për rrethin. Sa ishte gjallë, gëzoja respekt të madh në emër të tij si djali i Afrimit, por edhe tash si hero i Kosovës. Këshillat e tij gjithmonë kanë qenë që të vazhdoj shkollën dhe rrugën e tij si një njeri i ndershëm dhe me karakter”, ka rrëfyer Bunjaku për “Front Online”.

Jetlum Bunjaku: Babai im nuk jetoi vetëm për veten, por edhe për të mirën e të tjerëve

Dhimbja për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku mbetet e madhe për familjen e tij, por kujtimi dhe vepra e tij vazhdojnë të jetojnë përtej mungesës fizike.

Djali i tij, Jetlum Bunjaku në një rrëfim për “Front Online” thotë se babai i tij është i pranishëm çdo ditë në jetën e tyre përmes kujtimeve, vlerave dhe emrit që la pas.

“Edhe pse sot ai nuk është më fizikisht me ne, kujtimi i tij mbetet i gjallë në çdo hap të jetës sonë. Ne e mbajmë mend buzëqeshjen, qetësinë, fjalët që na jepnin forcë dhe mënyrën se si e shikonte familjen me dashuri dhe krenari”, shprehet Jetlum Bunjaku.

Sipas tij, babai nuk jetoi vetëm për familjen por për shoqërinë në tërësi.

“Babi im la pas një emër që përmendet me respekt, sepse ai nuk jetoi vetëm për veten ai jetoi për të mirën e të tjerëve”, ka thënë ai.

Djali i rreshterit Afrim Bunjaku: Të mos harrohet historia e dëshmorëve që na dhanë lirinë

Humbja e rreshterit Afrim Bunjaku la një boshllëk të madh në familjen dhe shoqërinë kosovare.

Djali i tij, Jetlum Bunjaku rrëfen për “Front Online” se përkrahja e vazhdueshme nga institucionet dhe qytetarët ka ndihmuar familjen të përballojë dhimbjen e madhe.

“Gjatë gjithë kësaj kohe kemi pasur përkrahje nga të gjithë, si dhe nga institucionet, po ashtu edhe nga shoqëria”, shpjegoi Bunjaku.

Jetlumi, djali i Afrim Bunjakut në fund të rrëfimit dha një këshillë për mos t’i harruar asnjëherë dëshmoret.

“Dëshira dhe këshilla ime e vetme është që të mos harrohet historia e dëshmorëve dhe veprat e tyre, që na mundësuan sot të jemi të lirë”, përfundoi Jetlum Bunjaku për “Front Online”.

Ndër të parët që reaguan dhe dënuan ashpër sulmin në Banjskë ishte Ambasada Amerikane, e cila kërkoi që autorët të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë. Kërkesa e saj u përsërit edhe nga UNMIK, OSBE, KFOR, EULEX, si dhe nga Gjermania, Britania, Italia, Zyra e Bashkimit Evropian, Austria, Kroacia, Turqia dhe vende të tjera.

Dita e hënë, 25 shtator 2023, u shpall ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, të cilit presidentja i akordoi postmortem urdhrin “Hero i kombit”.

Rreshteri u varros me nderime të larta, duke u nderuar për shërbimin dhe sakrificën e tij.

Një ditë pas sulmit, Policia e Kosovës prezantoi arsenalin e armëve, uniformave dhe pajisjeve logjistike të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit. Në ditët në vazhdim, armë dhe pajisje të tjera ushtarake u sekuestruan edhe në veri, ku u kryen bastisje në disa lokacione.

Aktakuza u ngrit më 11 shtator 2024, 13 ditë para përvjetorit të parë të sulmit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë