Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike.
Nga 75 % të fletvotimeve të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e ka thelluar epërsinë ndaj partive tjera.
Sipas të dhënave të publikuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 87.15% apo 8,910 vota.
PDK e dyta me 5.50% apo 562 vota, e ndjekur nga LDK me 4.87% apo 498 vota.














