Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyrtare: Rritet për 40% çmimi i faturave të ujit dhe kanalizimit

03/01/2026 - 20:21
në Kryesore, Lajme
A A
Zyrtare: Rritet për 40% çmimi i faturave të ujit dhe kanalizimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga janari qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë faturat e ujit. Kjo pasi Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit pas kërkesave të kompanive rajonale të ujësjellësit, ka marrë vendim për ngritjen e tarifave.

Në Prishtinë për konsumatorët shtëpiak për metër kub tarifa ka qenë 44 cent, derisa nga janari tarifa është ngritur në rreth 63 cent, në Prizren tarifa ishte 38 cent, tani e tutje do të jetë 56 cent, në Pejë nga 25 cent konsumatorët do të paguajnë 39 cent, në Mitrovicë nga 36 cent tarifa është ngritur në 53 cent, në Gjakovë nga 37 cent tarifa u ngrit në 52 cent, në Ferizaj nga 37 cent në 53 cent, ndërsa në Gjilan nga 35 cent në 54 cent.

Për këtë ngritje të çmimeve një pjesë e qytetarëve kanë thënë se nuk janë të informuar. Nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit këtë ngritje të çmimeve e kanë arsyetuar me rritjen e çmimit të energjisë elektrike si dhe zgjerimin e rrjetit.

“Tarifat për shërbimet e ujit dhe ujërave të ndotura, të miratuara në kuadër të procesit tarifor 2026-2028, janë ndikuar kryesisht nga rritja enorme e çmimit të energjisë elektrike, si dhe nga rritja e kostove të tjera operative dhe investive, përfshirë mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit. Miratimi i tyre është bërë duke pasur për qëllim mbulueshmërinë e kostove dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve”, kanë thënë për RTK-në nga ky autoritet.

Qytetarët kanë kundërshtuar çdo ngritje të tarifave. “Nuk është veç uji, por tek të gjitha, te rryma, tek ngrohja, te mbeturinat, të gjitha kanë filluar të ngriten 100%. Sa munden qytetarët t’i përballojnë këto. Nuk e di a i mendon dikush këto, a mundemi me ia dalë a jo”, tha një qytetar.

“Shtrenjtimi i ujit ndikon negativisht jo vetëm te unë, por te e gjithë familja. Shtrenjtimet nuk janë vetëm te faturat e ujit. Sikur të ishin veç te uji, do të ishte më lehtë”, tha një tjetër qytetar.
E sipas njohësve të ekonomisë ngritja e këtyre tarifave nuk arsyetohet në situatën aktuale.

“Kur i analizon pasqyrat financiare që ato paraqesin apo investimet kapitale nuk arsyetohet ngrija e çmimit. Këtu një lloji faji e kanë edhe institucionet e Kosovës, të cilat duhet të fokusohen pak më shumë në mbikëqyrjen e autoritetit rregullativ, për faktin se qytetarët e Kosovës e kanë të pamundur t’i paguajnë këto tarifa”, tha Lulzim Beqiri.

JU REKOMANDOJMË

Nait Hasani për ekspozitën në shesh: Tregohen mashtrime të Serbisë dhe të agjentëve serbë

Nait Hasani për ekspozitën në shesh: Tregohen mashtrime të Serbisë dhe të agjentëve serbë
28/03/2026 - 10:10

I mbijetuari i masakrës së Dubravës dhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar ndaj ekspozitës së vendosur në sheshin e Prishtinës për masakrat e ndodhura në Kosovës,...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj: Shkëlzen Gashi përmes mekanizmave të partisë në pushtet ofendoi UÇK’në, tash edhe viktimat e luftës

Daut Haradinaj: Shkëlzen Gashi përmes mekanizmave të partisë në pushtet ofendoi UÇK’në, tash edhe viktimat e luftës
28/03/2026 - 09:58

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka kritikuar ashpër ish-këshilltarin e Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, i cili në këtë javë ka hapur një ekspozitë në shesh të Prishtinë...

Më shumëDetails

Pas reagimeve, sot largohet nga sheshi ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Pas reagimeve, sot largohet nga sheshi ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”
28/03/2026 - 09:33

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot në orën 10:00 do të organizojnë një aksion për heqjen e tabelës së vendosur...

Më shumëDetails

Gashi reagon përsëri: E cituam listën e Kandiqit sepse s’kemi listë tjetër të të vrarëve

Gashi reagon përsëri: E cituam listën e Kandiqit sepse s’kemi listë tjetër të të vrarëve
28/03/2026 - 08:50

Shkëlzen Gashi ka reaguar lidhur me ekspozitën për Masakrat në Kosovë të zhvilluar në Prishtinë, dhe, kritikat ndaj saj për shkak të të dhënave të pasakta. Gashi i...

Më shumëDetails

Teologu Mustafë Bajrami: “Jam sunni tradicional, kundër çdo armiqësie mes sunnitëve dhe shiitëve”

Teologu Mustafë Bajrami: “Jam sunni tradicional, kundër çdo armiqësie mes sunnitëve dhe shiitëve”
28/03/2026 - 08:28

Teologu Mustafë Bajrami në emisionin Adresa tregoi mbi identitetin fetar dhe raportet ndërmjet rrymave islame, duke theksuar një qasje të moderuar dhe jo-konfrontuese. Bajrami në Adresa ka sqaruar...

Më shumëDetails

Si e promovoi pak ditë më parë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ekspozitën skandaloze të Shkelzen Gashit

Si e promovoi pak ditë më parë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ekspozitën skandaloze të Shkelzen Gashit
28/03/2026 - 00:23

Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë është vendosur e ashtuquajtura ekspozita “masakrat në Kosovë 1998-1999”. Ekspozita bazohet në librin e Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, raporton Veriu.info....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • ‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë