Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku bën homazhe në 23 vjetorin e vrasjes së Tahir Zemajt: Patriot i rrallë e strateg, ai krim ende rëndon ndërgjegjen e shoqërisë sonë

04/01/2026 - 13:47
në Lajme
A A
Abdixhiku bën homazhe në 23 vjetorin e vrasjes së Tahir Zemajt: Patriot i rrallë e strateg, ai krim ende rëndon ndërgjegjen e shoqërisë sonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me familjen Zemaj dhe bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në shënim të 23 vjetorit të vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj, të birit të tij Enisit dhe të Hasan Zemajt, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan.

“Në këtë përvjetor të dhimbshëm, kujtojmë me respekt të thellë dhe dhimbje të madhe tre burra që ia kushtuan jetën Kosovës dhe idealit të lirisë. Kolonel Tahir Zemaj ishte një patriot i rrallë, ushtarak vizionar dhe strateg i luftës, që me guxim e mençuri udhëhoqi beteja vendimtare të UÇK-së në Dukagjin kundër regjimit serb, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e rezistencës sonë”, citohet të ketë thënë ai.

“Ishte janari i acartë i vitit 2003, kur Kosova u trondit nga lajmi i kobshëm për ekzekutimin e Kolonelit Tahir Zemaj, të birit të tij Enisit dhe të kushëririt Hasan Zemaj, një krim që ende rëndon ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ata u vranë pabesisht, vetëm sepse besuan dhe punuan për një Kosovë të lirë, demokratike dhe me institucione të forta”.

Abdixhiku tha se “kolonel Tahir Zemaj, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, aktivist i orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, mbetet simbol i sakrificës, i dinjitetit dhe i përkushtimit ndaj atdheut”.

“Edhe sot, pas 23 vitesh, dhimbja mbetet e hapur, ndërsa padrejtësia bëhet edhe më e rëndë për familjen Zemaj dhe për gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi autorët e këtij krimi ende nuk kanë marrë dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj!”

JU REKOMANDOJMË

Hashim Thaçi intervistë të hënën nga Haga

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
30/04/2026 - 22:59

Moderatori i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu bëri të ditur se të hënën e javës që vjen, do të transmetojë një intervistë me ish-presidentin e Kosovës...

Më shumëDetails

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Mbledhja e qeverisë, këto janë vendimet që u morën
30/04/2026 - 22:52

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit është mbajtur mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje janë marr disa vendime. Vendimet e marra: Miratuar...

Më shumëDetails

“Zgjedhjet 10 milionë euro”, Spahiu më mirë do ishte Kurti me ato para 5 milionë t’i merrte për vete e 5 tjera të ndërtonte ura

Spahiu: Ka shumë mundësi për luftë në Kosovë, mund të na bëjnë përshesh
30/04/2026 - 22:50

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka komentuar në “Pressing” të T7, shkuarjen e Kosovës në zgjedhje. Ai tha se buxhetit të shtetit i kushtojnë 10 milionë euro, duke thënë se...

Më shumëDetails

Kajtazi: Kurti dhe Lista Serbe i kanë qëllimet e njëjta, i dallon vetëm mënyra

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
30/04/2026 - 22:44

Gazetari e analisti, Vehbi Kajtazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka dhënë prova të mjaftueshme se është duke synuar rrënimin e rendit kushtetues në Kosovë. I ftuar...

Më shumëDetails

Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO
30/04/2026 - 22:31

Kongresmeni amerikan, Keith Self, së bashku me dy të tjerë, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të shprehur mbështetje të...

Më shumëDetails

Syla: Nëse Kurti bie nën 40% është fitore e opozitës, por kjo s’ndodhë pa bashkime të PDK-së me NISMA-n, e LDK me Osmanin e Veliun

Kurti tha se s’është në VV’, Syla pyet kryeministrin: Pse po e merr me vete Mimoza Kusarin në takime kryesore?
30/04/2026 - 22:25

Gazetari Valon Syla, ka thënë se nëse Albin Kurti bie nën 40% është fitore e opozitës. Por, ai ka thënë se kjo mund të arrihet vetëm me disa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    373 Shpërndaje
    Shpërndaje 149 Tweet 93
  • Ekskluzive: Rama po synon ta merr drejtimin e LDK-së nga java e ardhme, nis takimet për shkarkimin e Abdixhikut

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Edhe një skandal: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit kapet duke mashtruar me çmime, produktet shiten 39% më shtrenjtë në arkë se sa në raft

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Fejohet motra e Gjestit, kush është personi që i ka marrë zemrën

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë