Një aksident mes autobusit dhe një multikultivatorit ka ndodhur dje në fshatin Cerrcë të Istogut.
Siç u bë e ditur më vonë, nga aksidenti ka pësuar lëndime drejtuesi i multikultivatorit, shkruan lajmi.net.
E sot, media lokale nga Istogu, “Rtv Fontana” ka publikuar videon nga momenti i aksidentit.
Aty shihet se si autobusi ka hyrë në tejkalim të multikultivatorit, teksa në ato momente ky i dyti është kthyer në anën e majt duke shkaktuar daljen nga rruga të autobusit.













