Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Regjistrohet viktima e parë në Shqipëri, lumi Vjosa arrin në pikën kritike mbi 9 metra

08/01/2026 - 13:17
në Lajme
A A
Regjistrohet viktima e parë në Shqipëri, lumi Vjosa arrin në pikën kritike mbi 9 metra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prej tri ditësh, në shumë zona Shqipëria vijon të jetë e përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Këtë të enjte është regjistruar edhe viktima e parë nga moti i keq. Një 54-vjeçar u gjet pa shenja jete në një kanal kullues në afërsi të ish-repartit ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik.

Në disa zona të Elbasanit si dhe në veri, shiu i ka lënë reshje borës, e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullim në shumë akse.

Në Vlorë, niveli i Vjosës në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra, janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë.
Në Shkodër ka rritje të nivelit të ujit në fshatin Obot, me rreth 60 cm ujë mbi rrugën kryesore. Qarkullimi bëhet vetëm për mjete të tonazhit të lartë. Ka rritje të sipërfaqeve të tokave bujqësore nën ujë. 15 banesa janë të rrethuara nga uji në Vaun e Dejës. Në bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh, prezencë e shtuar e ujit në rrugët autorurale, që kanë shkaktuar dëmtime.

Në Lezhë rreth 3000 ha tokë bujqësore janë nën ujë. Është bërë evakuimi i dy familjeve, rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji, kryesisht në njësitë administrative Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll, rrëshqitje dherash në fshatrat Torovicë dhe Tresh dhe po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës në lumin Droje, fshati Dukagjin.

Në Durrës, një nga zonat më të prekura, po punohet për heqjen e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, veçanërisht në zonën e burgut, ish- Kënetës, Shkozet dhe Nishtullë. Në terren ndodhen ekipe të vlerësimit të dëmeve që po vazhdojnë evidentimin dhe dokumentimin e rasteve: 250 persona janë të strehuar në Shtëpinë e Pushimit të FA, Durrës dhe 55 persona janë strehuar në Kovalishencën e Ministrisë së Brendshme. Lumenjtë Erzen dhe Ishëm, si dhe kanali i Tones janë në kuota maksimale; disa rrugë të qytetit mbeten të bllokuara, për shkak të pranisë së lartë të ujit.

Në Krujë si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Droje ka vërshime uji në dy fshatrat: Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në fshatin Miliska uji ka hyrë në banesa, ku janë prekur 50 familje. Në terren ndodhen ekipe të Bordit të Kullimit Durrës, për përballimin e situatës.\

Në Shijak ka prani uji në 15 banesa. Situata problematike veçanërisht në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.

Në Gjirokastër, si pasojë e reshjeve të dendura ka rrëshqitje dherash në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ku qarkullimi është i kufizuar; po punohet për rikthimin e energjisë në disa zona malore; ka nivele të larta të lumit Vjosë në Memaliaj dhe Përmet.

Po ashtu, ka rritje të niveleve të lumenjve në Rrogozhinë dhe Kavajë, por pa rrezik të menjëhershëm për zonat e banuara.

Në Korçë ka disa rrugë të pakalueshme në Devoll si dhe janë evidentuar rrëshqitje dherash dhe bllokime rrugore në Pogradec dhe Prrenjas. Në Maliq ka sipërfaqe të tokave bujqësore nën ujë.

Rreth 95 ha tokë bujqësore nën ujë në Berat. Është evidentuar rritje e nivelit të lumit Osum. Në lagjen 22 Tetori dhe Goricë, janë marrë masa për sigurimin e bizneseve dhe punohet për largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithëse.

Rreth 200 ha tokë bujqësore e përmbytur në Fier. Ka prezencë uji në 27 banesa në disa fshatra; në qarqet e tjera nuk paraqiten problematika serioze./Topchannel/

JU REKOMANDOJMË

Feride Rushiti: Pranova kandidaturën për të ndihmuar vendin dhe për të kaluar ngërçin politik

Feride Rushiti: Pranova kandidaturën për të ndihmuar vendin dhe për të kaluar ngërçin politik
29/04/2026 - 00:52

Kandidatja për presidente, Feride Rushiti, ka deklaruar se e ka pranuar propozimin për kandidaturë me bindjen se është figurë unifikuese dhe se mund ta ndihmojë vendin të dalë...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Vjosën e panë vetëm si kuorum, ne e pamë si presidente dinjitoze

Abdixhiku: Vjosën e panë vetëm si kuorum, ne e pamë si presidente dinjitoze
29/04/2026 - 00:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u deklarua pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës pas dështimit të zgjedhjes së presidentit. Abdixhiku me anë të një...

Më shumëDetails

Buzhala reagon me foto të Thaçit: Deri me 19 maj vendos Gjykata, zgjedhjet me 7 qershor

Buzhala reagon me foto të Thaçit: Deri me 19 maj vendos Gjykata, zgjedhjet me 7 qershor
29/04/2026 - 00:37

Pas shpërndarjes së Kuvendit dhe hyrjes në fazën e shpalljeve të zgjedhjeve, ka reaguar gazetari Berat Buzhala me një fotografi të Hashim Thaçi. Ai thotë se deri më...

Më shumëDetails

“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas shpërndarjes së Kuvendit

“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas shpërndarjes së Kuvendit
29/04/2026 - 00:31

Pas shpërndarjes së Kuvendit, ekipi i ish-Presidentes Vjosa Osmani ka bërë një reagim. Këshilltarja e Osmanit, Egnesa Vitija, ka publikuar një foto të Osmanit, teksa ka shkurar “Shihemi”....

Më shumëDetails

Kurti del në konferencë bashkë me Feride Rushitin: Sjellja e opozitës, joshtetërore dhe antiinstitucionale

Kurti del në konferencë bashkë me Feride Rushitin: Sjellja e opozitës, joshtetërore dhe antiinstitucionale
29/04/2026 - 00:27

Pas shpërndarjes së Kuvendit, Kryeministri Albin Kurti ka dalë në konferencë bashkë me të propozuarën për Presidente, Feride Rushitin. Kurti e falenderoi Rushitin që ka pranuar të jetë...

Më shumëDetails

Reagon PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese

Reagon PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
29/04/2026 - 00:19

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar se me përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është mbrojtur rendi kushtetues dhe është shmangur, sipas saj, një shkelje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë