Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AME: Përmirësohet situata e vërshimeve në Kosovë

08/01/2026 - 19:31
në Lajme
A A
Vërshimet në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme del me raport
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sipas të dhënave nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe njësitë operative në terren, situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.

Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe aktualisht nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja.

Sipas AME/MPB, në Prishtinë dhe rrethinë janë evidentuar vërshime të lokalizuara në nënkalime dhe bllokime të disa rrugëve dytësore, por situata vlerësohet e menaxhueshme. Në Prizren, gjatë natës janë raportuar shumë pak intervenime, kryesisht të natyrës teknike.

Në rajonin e Mitrovicës situata është kryesisht e qetë, ndërsa në Mitrovicën e Jugut disa familje janë evakuuar përkohësisht si masë sigurie. Në Pejë janë raportuar dy intervenime në Istog, përfshirë evakuimin e një familjeje, ndërsa në komunat tjera gjendja është stabile. Në Gjakovë dhe Gjilan situata paraqitet e qetë dhe nën kontroll, me rënie të nivelit të ujit në lumenj.

Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në gjithë vendin mbeten të mobilizuara për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ndërsa Sistemi i Komunikimit Emergjent 112 është në monitorim dhe koordinim të vazhdueshëm të situatës 24/7.

Ndërkohë, reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona, ndërsa disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Qytetarët janë apeluar për kujdes të shtuar.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent thekson se përveç reagimit me forca operative në mbarë vendin, ka mbështetur KEK-un dhe KOSTT-in me pompa thithëse me kapacitet të lartë për largimin e ujit nga objektet e prekura, të cilat janë ende në funksion sipas nevojës.

“Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë për reagim dhe koordinim, ndërsa situata vazhdon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme 24/7 nga sistemi i komunikimit emergjent 112”, përfundon njoftimi.

JU REKOMANDOJMË

E akuzuan për puç e shkelje kushtetuese, kjo është përgjigja e Kurtit

Kurti: Opozita thurnin vargje për Feride Rushitin, sot s’marrin mundin të vijnë në seancë
28/04/2026 - 17:26

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar partitë opozitare për sjellje “joshtetërore” e “anti-institucionaliste” pas refuzimit për të marrë pjesë në seancën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për President. “Opozita...

Më shumëDetails

Kurti: S’e dimë saktësisht a ishte dje apo është sot afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit, mbrëmë në 21:00 u shkrova Hamzës e Abdixhikut

Kurti: S’e dimë saktësisht a ishte dje apo është sot afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit, mbrëmë në 21:00 u shkrova Hamzës e Abdixhikut
28/04/2026 - 17:23

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk e dinë me saktësi nëse ka qenë dje apo është sot afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit. Kësisoj, ai tha se...

Më shumëDetails

Kurti thotë se Opozita ka kërcënuar Feride Rushitin: Vërtetë e turpshme

Kurti thotë se Opozita ka kërcënuar Feride Rushitin: Vërtetë e turpshme
28/04/2026 - 17:10

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë një konference për media, ka thënë se e propozuara e VV’së për presidente, Feride Rushit për presidente, është kërcënuar, duke e vlerësuar...

Më shumëDetails

Kurti: Opozita thurnin vargje për Feride Rushitin, sot s’marrin mundin të vijnë në seancë

Kurti: Opozita thurnin vargje për Feride Rushitin, sot s’marrin mundin të vijnë në seancë
28/04/2026 - 17:00

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar lidhur me situatën e fundit për çështjen e presidentit. Kurti në një konferencë për media kritikoi opozitën për lavdatat ndaj Feride Rushitit kur...

Më shumëDetails

Kurti komenton listën me nënshkrime të prezantuar nga Abdixhiku mbrëmë, befason me deklaratën

Kurti komenton listën me nënshkrime të prezantuar nga Abdixhiku mbrëmë, befason me deklaratën
28/04/2026 - 16:59

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka komentuar listën e nënshkrimeve të LDK-së që kryetari Abdixhikut prezantoi mbrëmë para mediave. Kurti tha se atë letër me nënshkrime Kurti duhet...

Më shumëDetails

Kurti akuzon opozitën për sjellje jo institucionale: Bllokimi është qëllimi i tyre

Kurti akuzon opozitën për sjellje jo institucionale: Bllokimi është qëllimi i tyre
28/04/2026 - 16:49

Kryeministri Albin Kurti ka fajësuar opozitën për bllokimin e institucioneve me hezitimin për të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit. Në një konferencë për media, Kurti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dosja e plotë: Mungesë të skeleve në katet 12 e 13 dhe shumë shkelje tjera, ja pse inspektorati i ndërpreu punimet Xani Invest Group në Mitrovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë