Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mitrovica drejt normalizimit pas reshjeve të shiut

09/01/2026 - 10:25
në Kryesore, Lajme
A A
Mitrovica drejt normalizimit pas reshjeve të shiut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Situata e krijuar nga reshjet e shiut në Mitrovicë të Jugut po vlerësohet se është drejt stabilizimit, falë intervenimit të shpejtë dhe të koordinuar të institucioneve komunale dhe shërbimeve emergjente.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Mitrovicës përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku janë publikuar edhe veprimet konkrete të ndërmarra nga Shtabi Emergjent.

Sipas njoftimit zyrtar, Komuna e Mitrovicës, përmes Shtabit Emergjent dhe në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse dhe qytetarë vullnetmirë, ka realizuar një sërë masash për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga vërshimet e ditëve të fundit.

“Komuna e Mitrovicës, përmes Shtabit Emergjent dhe në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse dhe qytetarë vullnetmirë, ka ndërmarrë një sërë veprimesh konkrete për menaxhimin e situatës së krijuar nga vërshimet e ditëve të fundit. Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të vazhdueshëm, situata është duke u stabilizuar dhe po shkon drejt normalizimit. Informatat e plota të paraqitura nga zëdhënësi i komunës, z.Shkëlzen Haliti.

1. Intervenimi në lumenj është realizuar pastrimi i lumit Lushta në Vaganicë, në segmentet ku shtrati ishte më i ngushtë, si dhe është intervenuar edhe në lagjen “Tjegullorja”. Në lumin Sitnica janë ndërtuar mure mbrojtëse për të reduktuar depërtimin e ujit në zonat e banuara.Po ashtu, në zonën kritike të rrugës së liqenit akumulues është hapur një kanal prej rëre për orientimin e ujit të grumbulluar drejt liqenit akumulues. Menaxhimi i duhur dhe me kohë i digave në liqenin akumulues ka parandaluar vërshimet nga lumi Ibër.

2. Evakuimi dhe strehimi i familjeve të prekuraJanë evakuuar mbi 24 familje nga lagjet 2 Korriku, te Hekurudha dhe Tjegullorja, me angazhimin e zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, AME-së dhe gjithë zinxhirit të sigurisë.Disa nga familjet e prekura janë strehuar përkohësisht në Hotel Park në Mitrovicë, ndërsa familje të tjera janë sistemuar te të afërmit e tyre.

3. Shërbimi shëndetësorEkipet mjekësore të QKMF-së janë duke monitoruar vazhdimisht gjendjen shëndetësore të personave të strehuar. Dy ekipe mjekësore janë në gatishmëri për intervenime të menjëhershme, ndërsa një ekip i tretë është në përcjellje të zjarrfikësve. Në QKMF ka mjaftueshëm shtretër në dispozicion për çdo nevojë eventuale.

4. Furnizimi me ushqim. Disa familje janë pajisur me pako ushqimore, ndërsa dhjetëra pako të tjera janë gati për shpërndarje. Aktualisht, 12 persona të strehuar në hotelin “Park” po furnizohen me shujta ushqimore, ndërsa nga dita e nesërme do të sigurohen shujta (mëngjes dhe darkë) për gjithsej 20 persona të evakuuar.

5. Furnizimi me ujë. Gjatë ditës së djeshme, në sheshin “Mehë Uka” kanë qenë në dispozicion autobotë për furnizim me ujë për nevoja higjienike. Po ashtu, dhjetëra paleta me bidonë me ujë të pijshëm janë shpërndarë në sheshin “Adem Jashari”, ndërsa sot shpërndarja ka vazhduar edhe në zonën e stacionit të autobusëve në Mitrovicë.

6. Intervenimi në rrugë. Të gjitha rrugët janë pastruar me kohë dhe aktualisht janë plotësisht të kalueshme në gjithë territorin e Komunës së Mitrovicës. Komuna e Mitrovicës falënderon të gjitha institucionet, shërbimet emergjente dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe solidaritetin e treguar. Shtabi Emergjent mbetet në gatishmëri të plotë dhe do të vazhdojë të informojë qytetarët për çdo zhvillim të mëtejmë”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Sasi e madhe e ujit, bllokohet nënkalimi në afërsi të Preocit (VIDEO)
Lajme

Sasi e madhe e ujit, bllokohet nënkalimi në afërsi të Preocit (VIDEO)

10/01/2026 - 10:15
Një veturë bie në përroin e Klosit, dyshohet se shoferi është marrë nga rrjedha e ujit
Lajme

Një veturë bie në përroin e Klosit, dyshohet se shoferi është marrë nga rrjedha e ujit

10/01/2026 - 09:45
Bëhuni gati! Ja cilën ditë fillon bora në Kosovë
Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

10/01/2026 - 02:08
Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së
Lajme

Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së

10/01/2026 - 02:04
Arben Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazinonë Dragonara të Maltës! Ishte i regjistruar që prej vitit 2015
Lajme

Arben Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazinonë Dragonara të Maltës! Ishte i regjistruar që prej vitit 2015

10/01/2026 - 02:02
Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serbisë i shiti të rinj
Lajme

Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serbisë i shiti të rinj

09/01/2026 - 22:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

    Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Top Channel: Altin Dumanit i aprovohet kërkesa për angazhim në Kosovë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Lim Hoti, ish-i dashuri i Albës dhe Bias futet në BBVA

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Koalicioni me LVV-në ‘ndez’ Fushë Kosovën, PDK ndahet në dy taborre që s’e njohin njëra-tjetrën

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekskluzive: Këta pritet të jenë drejtorët e Sami Lushtakut në Skenderaj, zyrtarizimi nuk po bëhet për shkak pakënaqësive brenda degës

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë