Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

CIG lëshon deklaratë për takimet Kosovë-Serbi në Solothurn të Zvicrës vetëm pasi për to u raportua në mediat zvicerane

09/01/2026 - 20:22
në Kryesore, Lajme
A A
CIG lëshon deklaratë për takimet Kosovë-Serbi në Solothurn të Zvicrës vetëm pasi për to u raportua në mediat zvicerane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

OJQ amerikane “Council for Inclusive Governance” CIG, ka dalë me një deklaratë për media, pas raportimeve që media zvicerane “NZZ” ka bërë për takimet “konfidenciale” Kosovë -Serbi të mbajtura në Solothurn.

Pjesëmarrësit nga institucionet dhe partitë nuk kanë njoftuar për këto takime.

CIG ka thënë se për më shumë se një dekadë në bashkëpunim me MPJ-në e Zvicrës kanë lehtësuar diskutime joformale mes përfaqësuesve të partive politike nga Kosova e Serbia, përfshirë partitë në pushtet dhe ato opozitare.

“Këto takime nuk janë sekrete. Ato nuk prodhojnë marrëveshje, angazhime apo rezultate të negociuara. CIG publikon në faqen e vet të internetit raporte të shkurtra përmbledhëse që pasqyrojnë spektrin e qëndrimeve të shprehura. Këto raporte nuk përfaqësojnë pozicione konsensuale apo përfundime të dakorduara. Pjesëmarrësit mund t’u referohen publikisht këtyre takimeve në përputhje me Rregullin e Chatham House”, thuhet në sqarim.

CIG bën të ditur se qëllimi i këtyre diskutimeve është të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke ofruar një forum joformal ku pjesëmarrësit mund të paraqesin perspektivat e tyre, të fitojnë një kuptim më të mirë të qëndrimeve të njëri-tjetrit dhe të ruajnë komunikimin kur kanalet zyrtare janë të kufizuara.

CIG në fund të reagimit ka thënë se nuk organizojnë takime bilaterale në mes të zyrtarëe të Kosovës dhe Serbisë, por vetëm në formate të përbashkëta ku marrin pjesë dhjetëra pjesëmarrës.

“Të gjitha takimet zhvillohen në formate të përbashkëta, zakonisht me rreth një duzinë pjesëmarrësish. CIG konfirmon se nuk organizon takime bilaterale ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë dhe qëndron pranë shpjegimeve tashmë të dhëna nga pjesëmarrësit për mediat. CIG gjithashtu konfirmon se z. Bislimi dhe z. Gjuriq nuk kanë marrë pjesë kurrë së bashku në asnjë takim të organizuar nga CIG.”, përfundon njoftimi.

JU REKOMANDOJMË

Gruaja e Arbër Rexhajt të VV-së bëhet zyrtare e lartë financiare në Spitalin e Prizrenit

Gruaja e Arbër Rexhajt të VV-së bëhet zyrtare e lartë financiare në Spitalin e Prizrenit
23/05/2026 - 18:07

Zejnepe Rexhaj, bashkëshortja e kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj është punësuar në Spitalin e Prizrenit. Sipas një njoftimi, Rexhaj është renditur e para në një...

Më shumëDetails

Elezi: Brenda dy ditëve, 90 mijë nga 105 mijë votuesit me postë nga diaspora pranuan pakon me fletëvotim – KQZ u tregon procedurën e votimit

Elezi: Brenda dy ditëve, 90 mijë nga 105 mijë votuesit me postë nga diaspora pranuan pakon me fletëvotim – KQZ u tregon procedurën e votimit
23/05/2026 - 17:55

Brenda tri ditëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që t’ua dërgojë pakon me fletëvotim mbi 85% të votuesve të regjistruar përmes postës. Këto të dhëna janë bërë...

Më shumëDetails

Abdixhiku e Osmani takojnë gratë e Istogut: Takim i veçantë, s’mund të ketë zhvillim të plotë pa barazi të plotë

Abdixhiku e Osmani takojnë gratë e Istogut: Takim i veçantë, s’mund të ketë zhvillim të plotë pa barazi të plotë
23/05/2026 - 17:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar pas vizitës që ai së bashku me ish-presidenten e vendit, e kanë realizuar në Istog. Abdixhiku, bëri të...

Më shumëDetails

“Bloomberg”: Vuçiqi po i afrohet vijës së kuqe të BE-së – shkak lidhjet e tij me Kinën

“Bloomberg”: Vuçiqi po i afrohet vijës së kuqe të BE-së – shkak lidhjet e tij me Kinën
23/05/2026 - 17:26

Nëse Bashkimi Evropian ka një vijë të kuqe në raportin e Serbisë me Kinën, presidenti Alleksandar Vuçiq mund të jetë duke iu afruar asaj. Kështu raporton media e...

Më shumëDetails

Konjufca dhe Sorensen flasin për hapat e metutjeshëm të dialogut

Konjufca dhe Sorensen flasin për hapat e metutjeshëm të dialogut
23/05/2026 - 17:07

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se ka vazhduar diskutimet me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës,...

Më shumëDetails

Kurti premton 20 stadiume për 4 vjet, Llumnica: Absurde, për 6 vjet s’u ndërtua asnjë

Kurti premton 20 stadiume për 4 vjet, Llumnica: Absurde, për 6 vjet s’u ndërtua asnjë
23/05/2026 - 16:31

“Do t’i kemi 20 stadiume të ndërtuara ose të renovuara”, ishte zotimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë të fundit në një televizion nacional në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Kush është Kosova pa mua?”, Shqipe Hysenaj i reagon ashpër Valdrin Sahitit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë