Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Sëmundje kardiake …”, vendimi i Gjykatës për paraburgim – Çka deklaruan Sami Mazerku dhe Valon Berisha?

10/01/2026 - 16:56
në Lajme
A A
Dosja e Prokurorisë/ Çka thuhet për Sami Mazrekun e Valon Berishën?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër të arrestuarve në rastin e njohur si rasti i BSK-së.

Ndaj 35 të pandehurve të tjerë është caktuar masa e paraqitjes së rregullt në stacion policor.

Katër të dyshuar në paraburgim

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit prej një (1) muaji për katër personat kryesorë të përfshirë në këtë rast:

Sami Mazreku: I dyshuar për keqpërdorim të besimit në vazhdimësi dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
Valon Berisha: I dyshuar për të njëjtat vepra si Mazreku, si dhe për falsifikim të dokumenteve në bashkëkryerje.
Florent Sylejmani: I dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të besimit.
Yll Çollaku: I dyshuar për keqpërdorim të besimit në vazhdimësi
Sipas vendimit të gjykatës, që e ka siguruar Gazeta Insajderi, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale në kundërshtim me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa masa e paraburgimit do të zgjasë deri më 8 shkurt 2026, duke u llogaritur nga momenti i arrestimit më 8 janar.

Mbrojtja kundërshton paraburgimin

Në seancën dëgjimore lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, mbrojtja e të pandehurve Sami Mazreku dhe Valon Berisha ka kundërshtuar në tërësi kërkesën, duke e cilësuar atë si të pambështetur në prova, shkruan Insajderi.

Mbrojtësi i të pandehurit Sami Mazreku, avokati Jeton Maqedonci, ka deklaruar se e kundërshton në tërësi kërkesën për caktimin e paraburgimit, pasi kjo masë nuk mbështetet në asnjë provë konkrete.

Sipas tij, në këtë rast është ndjekur një praktikë e gabuar.

“Së pari është kryer arrestimi, ndërsa vetëm pas arrestimit është planifikuar zhvillimi i hetimeve, gjë që cenon drejtpërdrejt sigurinë juridike jo vetëm të të mbrojturit tim, por edhe të qytetarëve të tjerë nëse kjo praktikë vazhdon”.

Avokati Maqedonci tha se Mazerku ka, reputacion të shkëlqyeshëm profesional dhe shoqëror, si dhe bashkëpunim korrekt me institucione të ndryshme.

“Asnjëherë më parë nuk ka pasur precedent penal që do të vinte në dyshim integritetin, profesionalizmin apo parimet e tij”, tha ai.

Në lidhje me dyshimin e bazuar, mbrojtja ka theksuar se Prokuroria ka paraqitur vetëm disa diapozitiva për transaksione të realizuara gjatë viteve 2022–2023, por pa sqaruar destinacionin e mjeteve.

“Prokuroria nuk ka bërë të qartë se ku kanë përfunduar këto mjete, nuk ka vërtetuar qëllimin dhe as dashjen e të mbrojturit tim, ndërsa përfituesit e cekur ai as nuk i njeh dhe nuk ka asnjë lidhje shoqërore apo familjare me ta”, ka deklaruar Maqedonci, përcjell Insajderi.

Ai ka shtuar se bëhet fjalë për transaksione bankare të dokumentuara, për të cilat si policia ashtu edhe prokuroria kanë qasje të plotë në çdo moment, andaj nuk mund të flitet për rrezik të manipulimit të provave.

Në lidhje me rrezikun e arratisjes, mbrojtja ka theksuar se ky pretendim nuk qëndron, pasi i pandehuri ka qenë i njoftuar për zhvillimin e hetimeve që nga publikimet mediatike.

“Nuk ka asnjë motiv që të arratiset sot, kur nuk është arratisur më herët”.

Avokati ka theksuar se e gjithë jeta e tij është e lidhur me Kosovën dhe familjen, gruan dhe tre fëmijët, duke shtuar se “është i gatshëm ta dorëzojë pasaportën menjëherë për ta dëshmuar këtë fakt”.

Maqedonci ka propozuar që, nëse gjykata e vlerëson të nevojshme, të caktohet një masë më e butë, si arresti shtëpiak, dorëzimi i pasaportës dhe paraqitja në polici, duke theksuar edhe aspektin familjar, pasi njëri nga fëmijët ka nevoja të veçanta.

Vetë i pandehuri Sami Mazreku ka deklaruar se “në tërësi e mbështet mbrojtësin e tij dhe nuk ka asgjë për të shtuar”.

Ndërkaq, edhe mbrojtësi i Valon Berishës, avokati Taulant Ferizi, ka kundërshtuar kërkesën për paraburgim.

Ai tha se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë që Berisha ka keqpërdorur kompetencat, ka falsifikuar dokumente apo ka keqpërdorur besimin.

“Të gjitha dëshmitë janë mbledhur në mënyrë të ngutur, me qëllim të ndërtimit të një rasti mediatik”.

Ferizi ka theksuar se rreziku i ikjes nuk ekziston, pasi Berisha ka qenë i dëgjuar nga policia më 07.08.2025 dhe ka qenë i njoftuar për procedurën, pa u shmangur asnjëherë drejtësisë. Ai ka shtuar se i dyshuari “më nuk është i punësuar në institucionin e dëmtuar dhe nuk ka qasje në prova apo dëshmitarë”.

Avokati ka vënë në pah edhe gjendjen shëndetësore të Valon Berishës, duke deklaruar se ai vuan nga sëmundje kardiake që nga viti 2017, ka qenë në koma në vitin 2021, ndërsa edhe bashkëshortja e tij vuan nga astma. Sipas tij, “qëndrimi në paraburgim do të ishte jashtëzakonisht i rëndë dhe i rrezikshëm për shëndetin e tij”.

Edhe Valon Berisha, në fjalën e tij, ka deklaruar se “në tërësi e mbështet mbrojtësin e tij dhe për momentin nuk ka asgjë tjetër për të shtuar”.

Prokuroria tha se ata kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, ku ne deri në këtë fazë është vlerësuar se ato dokumente të dyshuara i kanë përdorur për përfitime personale dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së në vlerë prej 1 milion e 43 mijë euro.

Prokurorët i kanë sekuestruar 23.700 euro, ari, aksesorë, orë dore të ndryshme dhe pajisje elektronike gjatë bastisjeve.

Çka thuhet për Sami Mazrekun e Valon Berishën?

Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, Sami Mazreku, në cilësinë e drejtorit ekzekutiv të BKS-së, dhe Valon Berisha, si drejtor i Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit, dyshohen se gjatë periudhës korrik 2022 – tetor 2023 kanë vepruar në bashkëkryerje, duke keqpërdorur autorizimet e tyre ligjore.

Prokuroria thotë se të dy, duke shfrytëzuar pozitat drejtuese, kanë miratuar dhe realizuar dhjetëra transfere bankare nga llogaria e BKS-së pa dokumentacion mbështetës dhe në kundërshtim me rregullat dhe procedurat e brendshme të institucionit.

Në dosje përshkruhen pagesa të shumta, në vlera që variojnë nga disa mijëra deri në mbi 12 mijë euro, të cilat janë realizuar kinse për kompensim dëmesh nga aksidente trafiku.

Megjithatë, sipas Prokurorisë, palët përfituese në shumë raste kishin qenë paraprakisht të kompensuara, çka i bën këto pagesa të dyshimta dhe të pajustifikuara.

Dosja thekson se Mazreku dhe Berisha kanë dhënë miratimet për transfere në llogaritë e personave të tretë, të cilët janë paraqitur si përfaqësues të dëmtuarve, pa prova se kishin autorizim të vlefshëm apo bazë ligjore për pagesat.

“Sami Mazreku dhe Valon Berisha si persona përgjegjës gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për persona tjerë kanë përpiluar dokumente me përmbajtje të rreme, me bilance të rreme dhe në këtë mënyrë i kanë vënë në lajthim organet drejtuese në organizatën e biznesit gjatë vendimmarrjes lidhur me veprimtaritë menaxhuese”.

Prokuroria vlerëson se veprimet e dyshuar të Sami Mazrekut dhe Valon Berishës i kanë shkaktuar BKS-së dëm të konsiderueshëm material, ndërsa të njëjtit dyshohen për veprat penale të keqpërdorimit të besimit dhe keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi.

“Të pandehurit Sami Mazreku në cilësinë e pozitës Drejtor ekzekutiv dhe Valon Berisha në cilësinë e pozitës Drejtor i Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit tek e dëmtuara Byroja Kosovare e Sigurimit në kuadër të detyrave të punës së tyre lidhur me veprimet e tyre, në kundërshtim të rregullave dhe procedurave të brendshme, pa dokumentacion mbështetës, me miratimin e tyre kanë kryer transaksione bankare të pajustifikuara në shumë prej 1,043,284.00 Euro (një milion e dyzet e tre mijë e dyqind e tetëdhjetë e katër) Euro, nga llogaria bankare e të dëmtuarës BKS tek llogaritë bankare të personave tjerë dhe në këtë mënyrë i kanë vënë në lajthitje organet drejtuese gjatë vendimmarrjes lidhur me veprimtarinë e të dëmtuarës, në atë mënyrë kanë bërë raportime me përmbajtje të bilanceve të rreme të transaksioneve bankare pa bazë“, thuhet në dosje.

Prokuroria thekson se vetëm përmes këtyre veprimeve i është shkaktuar dëm material i madh BKS-së, ndërsa shumat e veçanta të transfereve variojnë nga disa mijëra deri në mbi 12 mijë euro për pagesë individuale, me qindra transaksione të regjistruara në dosje.

Në dosje përfshihet edhe Reforma” SH.P.K., si dhe e personit përgjegjës të kësaj kompanie, të cilët dyshohen se kanë ndihmuar në keqpërdorimin e besimit përmes skemës së pagesave të dyshimta.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për disa nga të pandehurit, duke vlerësuar se ekziston rrezik i ndikimit në dëshmitarë, fshehjes së provave dhe përsëritjes së veprës penale.

Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për një seri skandalesh që lidhen me Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), derisa ajo po drejtohej nga i arrestuari i fundit, Sami Mazreku. Ky i fundit është i përjashtuar me vendim të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për 5 vite nga industria e sigurimeve, por kjo nuk e ka penguar atë t’i kthehet biznesit privat.

Sami Mazreku ishte larguar nga BKS-ja me dorëheqje, por shumë shpejt gjeti rrugën drejt bizneseve të reja.

JU REKOMANDOJMË

Të lënduarit në aksidentin afër Sllatinës janë në gjendje stabile
Lajme

Nga QKUK flasin për gjendjen e të plagosurit në Pejë, pritet t’i nënshtrohet një operacioni

11/01/2026 - 14:29
Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Lajme

Edhe një shkollë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

11/01/2026 - 14:22
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale
Ekonomi

Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale

11/01/2026 - 14:15
Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Kryesore

Kjo komunë merr vendim për shtyrjen e mësimit

11/01/2026 - 14:05
I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje
Kryesore

I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

11/01/2026 - 13:35
FBI zbulon se Jack Smith pagoi “dëshmitarë” kundër Trumpit – ngjashëm akuzohet se bëri kundër UÇK-së
Kryesore

FBI zbulon se Jack Smith pagoi “dëshmitarë” kundër Trumpit – ngjashëm akuzohet se bëri kundër UÇK-së

11/01/2026 - 13:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Skandal: “Zoe Clinic” e Turkishajt dhe Islamajt ofronte terapi pa licencë për fëmijë, Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu veprimtarinë (Dokument)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Kush fshihet pas “Lidl Albania&Kosova”? Dy pronarët me “aventurë” nga tregu imobiliar te porti më i rëndësishëm në Shqipëri

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Heqja e banerit në Mitrovicë të Veriut, Robelli pyet policinë: A jeni kaq vigjilentë edhe me shqiptarët?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Lim Hoti i përcjell mesazh Labinot Rexhës, përmendet emri i Brilant Bahtirit

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë