Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me udhëtimet, mbyllen edhe shkollat

10/01/2026 - 20:15
në Lajme
A A
13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me udhëtimet, mbyllen edhe shkollat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Evropa Veriore vijon të përballet me motin e keq, me erëra me intensitet uragani dhe stuhi të fuqishme, që kanë shkaktuar të paktën 13 viktima, kaos në udhëtime, mbyllje shkollash dhe ndërprerje të energjisë elektrike për qindra mijëra banorë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, stuhia Goretti goditi rëndë Cornwall-in dhe pjesë të Uellsit, me erëra që arritën deri në 160 km/orë. Rreth 50 fluturime u anuluan, duke bllokuar mijëra pasagjerë. Dhjetëra mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Një burrë në të 50-at humbi jetën në qytetin Helston, nga rrëzimi i një peme. Agjencia kombëtare e motit Met Office paralajmëroi për rrezik nga bora dhe akulli në pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht në Skoci dhe Anglinë Veriore.

Në Francë, stuhia Goretti shkaktoi ndërprerje të energjisë për rreth 320 mijë familje, kryesisht në Normandinë Veriore. Të shtunën, autoritetet njoftuan për rreth 100 mijë banesa pa energji elektrike. Në disa zona erërat arritën një shpejtësi deri në 216 km/orë, duke rrëzuar pemë dhe shkaktuar dëme kolosale në banesa. Shkollat mbetën të mbyllura në disa zona, ndërsa porte dhe rrugë u mbyllën përkohësisht.

Gjermania Veriore u përball me ndërprerje energjie, transporti dhe komunikimi për shkak të stuhisë Elli, e cila solli reshje të dendura bore dhe erëra të forta. Shkollat u mbyllën në disa qytete, ndërsa trafiku hekurudhor në distanca të gjata u pezullua.

Probleme serioze u raportuan edhe në disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore. Trafiku ajror u ndërpre nga Çekia deri në Rusi, ku mbi 300 fluturime u anuluan në katër aeroportet që shërbejnë në Moskë. Autoritetet meteorologjike anëembanë kontinentit kanë lëshuar paralajmërime për erëra “me forcë uragani” dhe reshje të dendura bore, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu për Qosjen: Jetoi dhe krijoi në një kohë kur shqiptarëve u kërkohej ta dëshmonin të drejtën e tyre politike

Haxhiu për Qosjen: Jetoi dhe krijoi në një kohë kur shqiptarëve u kërkohej ta dëshmonin të drejtën e tyre politike
27/04/2026 - 10:04

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të hënën seancë të veçantë në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e akademikut Rexhep Qosja. Në këtë seancë, kryetarja e kuvendit, Albulena...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet, kaq po shiten derivatet e naftës sot në Kosovë

Ulet çmimi i naftës
27/04/2026 - 09:42

Çmimi i naftës për ditën e sotme është 1.66 euro për litër. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e cila ka publikuar...

Më shumëDetails

Peci: Objekti i komunës nga tani me ashensor për personat me nevoja të veçanta

Peci: Objekti i komunës nga tani me ashensor për personat me nevoja të veçanta
27/04/2026 - 09:27

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka treguar se nga tani personave me nevoja të veçanta në objektin e komunës do ta kenë ashensorin për qasje më...

Më shumëDetails

Kurti pyetet për mungesën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut në përurimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, ja çfarë thotë

Kurti pyetet për mungesën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut në përurimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, ja çfarë thotë
27/04/2026 - 09:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Aramend Muja, kanë bërë përurimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural...

Më shumëDetails

Kurti e Muja përurojnë objekti e ri të Ministrisë së Bujqësisë në veri

Kurti e Muja përurojnë objekti e ri të Ministrisë së Bujqësisë në veri
27/04/2026 - 09:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë Armend Muja kanë marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë në pjesën veriore...

Më shumëDetails

Arrestohet 23-vjeçari për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
27/04/2026 - 08:57

Një 23-vjeçar, me inicialet R.K është arrestuar në Prishtinë për veprën penale “Vjedhja”. Sipas informacioneve të policisë, i riu dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    314 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Vdes babai i këngëtarit të njohur kosovar

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Momenti kur Policia i gjen dhe sekuestron 85 mijë euro në banesë këtij personi në Mitrovicës gjatë aksionit kundër lojërave ilegale të fatit

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • A do të bëhet Klodi xheloz? Elijona “çmend” rrjetin me bikini (Foto +16)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë