Kandidati i PDK-së për deputet, Arian Tahiri, i cili rezultoi si më i votuari në parti pas kandidatit për kryeministër, Bedri Hamzës, ka reaguar pas rezultateve duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e madhe.
Përmes një postimi, Tahiri ka shprehur mirënjohje për 71,699 vota të marra, duke e cilësuar këtë mbështetje si besim të madh dhe përgjegjësi të veçantë.
Postimi i Arian Tahiri:
Faleminderit 71,699 herë për besimin dhe mbështetjen.
PDK është forcë politike që beson te të rinjtë, dhe unë do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri.
Kosova është përgjegjësia jonë. Kosova mbi gjithçka! 🇽🇰












