Një aksident trafiku mes dy veturave sapo ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident, në Besi, ku përveç dëmeve materiale raportohet edhe për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë autoambulanca dhe policia rrugore.
Gazeta ka pyetur policinë për më shumë detaje dhe sapo të përgjigjen do t’iu mbajmë të informuar.













