Zëvendës ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, është takuar me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari. Ambasada njofton se ata kanë diskutuar për procesin e transformimit dhe të ardhmen e FSK’së.
“Komandanti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e gjatë të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.”
Böttcher ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe theksoi angazhimin e Gjermanisë për ta parë Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë si pjesë të një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë.
“Christian Böttcher shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në.”












