Gazeari Vehbi Kajtazi në emisionin e vet në Paparaci vlerëson se në Lidhjen Demokratike të Kosovës “janë gjithmonë katër, pesë, kryetarë…në variante të tyre” dhe jo një kryetar me emër të përvetshëm.
Për rezultatin e dobët zgjedhor dhe rezultatin e vetë Abdixhikut në përpjestim të votës së partisë, Kajtazi thotë se ai “është sabotuar nga brenda” dhe se ka pasur orientim të votës “kundër tij”.
“Lumir Abdixhiku është sabotu përbrenda. Sepse orientimi i votës për të mos e votuar Abdixhikun, dhe pretendimet e shumta për ta marrë postin e udhëheqësin e partisë; nuk po them që është krejtësisht, por e ka sjellë edhe këtë rezultat. Gjithandej ti e dëgjon tu i thanë Lumirit, Lubomir. Kjo del përbrenda LDK-së. Ky inati i brendshëm, sjell pasoja. Por, kjo nuk ka ndodh veç me Abdixhikun, po edhe në të kaluarën. Ka ndodh edhe kur është rrëzu Sejdiu prej Mustafës. Pastaj mënyra se si u paketu dështimi i Hotit dhe Mustafës për t’i hap rrugë ardhjes së Abdixhikut. Pastaj si u paketu ndëshkimi dhe përjashtimi i Osmanit. Në LDK ndodhin këto gjëra, sepse aty gjithmonë ekziston një kryetar, dhe një katër kryetar të tjerë. Pra, nuk janë vartës të tij, por secili kryetar është në variantin e vet”, tha Kajtazi.











